By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Niveli i pagave në Kosovë për vitin 2024, sektori privat shënon rritje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Niveli i pagave në Kosovë për vitin 2024, sektori privat shënon rritje
Lajme

Niveli i pagave në Kosovë për vitin 2024, sektori privat shënon rritje

Kosova Times
Last updated: 2025/06/02 at 11:12 PM
Kosova Times Published June 2, 2025
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Niveli i Pagave në Kosovë” për vitin 2024, duke evidentuar rritje të përgjithshme të pagave në të gjithë sektorët ekonomikë të vendit.

Sipas të dhënave të ASK-së, paga mesatare bruto në Kosovë në vitin 2024 arriti në 639 euro, nga 570 euro sa ishte në vitin 2023 – një rritje prej 69 eurosh. Ndërkohë, paga mesatare neto ishte 552 euro, duke shënuar një rritje prej 46 eurosh krahasuar me vitin paraprak.

Rritje më e theksuar në sektorin privat

Sektori privat përjetoi rritjen më të madhe të pagave. Paga mesatare bruto në këtë sektor u rrit nga 515 euro në vitin 2023 në 598 euro në vitin 2024, një rritje prej 83 eurosh. Po ashtu, paga neto u rrit me 54 euro, duke shkuar nga 459 euro në 513 euro.

Rritje të qëndrueshme në sektorin publik

Edhe sektori publik shënoi rritje të konsiderueshme. Paga mesatare bruto u rrit nga 624 euro në vitin 2020 në 755 euro në vitin 2024, një rritje prej 131 eurosh ose 21%. Ndërsa paga mesatare neto u rrit nga 552 euro në 668 euro, me një rritje të njëjtë prej 21%.

Ndërmarrjet publike me paga më të larta, por rritje të vogël

Sipas ASK-së, sektori i ndërmarrjeve publike vazhdon të ketë pagat më të larta në vend, megjithatë rritja ishte modeste. Paga mesatare bruto u rrit nga 769 euro në 783 euro (1.8%), ndërsa paga neto nga 680 euro në 685 euro (0.7%).

Sipas aktiviteteve ekonomike

Në vitin 2024, sektori me pagat më të larta ishte ai i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, me paga mesatare bruto prej 1105 euro dhe neto prej 970 euro. Pas tij renditet sektori i informimit dhe komunikimit, me 1090 euro bruto dhe 935 euro neto.

Sektori me pagat më të ulëta ishte ai i akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim, ku paga mesatare bruto ishte 389 euro, ndërsa ajo neto 331 euro.

You Might Also Like

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Kosova Times June 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Inaugurohet rruga në Has, Aliu: Afron shqiptarët mes Shqiprisë e Kosovës

Kosova Times Kosova Times August 12, 2024
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër Pobeda Airlines
Rizvanolli nga Forumi i Bledit: Jemi të parët në rajon me internet brezëgjerë
Vdes ikona e Vëllaznimit, Zija Halilosmani
Axenda ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?