Kreu i LDK-së, ka theksuar se ky është “një dokument që jep drejtim, kthjelltësi dhe qëllim vet unitetit; deri në zgjedhje të reja parlamentare”.

“Mund të refuzojnë gjithçka, sërish. Por si LDK, do të përpiqemi të ofrojmë dhe gjejmë zgjidhje! Sepse më mirë të jemi të vetëm në përpjekjen për zgjidhje, se sa pjesë të bllokadës pa qëllim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka thënë se propozimi i tij për qeveri të tranzicionit s’ka qenë për LDK-në e as për veten.

“E propozova sepse shteti është bllokuar. Sepse nuk ka Kuvend funksional. Sepse nuk ka Qeveri funksionale. Sepse nuk ka përfaqësim legjitim. Sepse, mbi të gjitha, nuk ka asgjë tjetër të sinqertë që po ndodhë në prapaskenë, që na dërgon drejt një përafrimi e një zgjidhje – çfarëdo qoftë ajo. Gjërat nuk ndryshojnë vetvetiu duke pritur. Andaj dhe do të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai theksuar se duhet marrëveshje politike për dalje nga ngërçi.