By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Burri amerikan vret katër anëtarë të familjes, kursen foshnjën. “Ne të gjithë e besuam”
August 2, 2025
Përfundon takimi me Osmanin, Baker pritet me nderime nga Maqedonci
August 2, 2025
Vuçiç: Serbia nuk e njeh vendimin kundër Dodikut në politikë
August 2, 2025
Sulmi ndaj dy policëve në krye të detyrës, reagon Sindikata e Policisë
August 2, 2025
Ekspertët: Djegia e hamullorëve e dëmshme për tokën dhe mjedisin
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Kosova e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Gërvalla: Kosova e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike
Ballina 1Lajme

Gërvalla: Kosova e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike

Kosova Times
Last updated: 2025/06/16 at 4:42 PM
Kosova Times Published June 16, 2025
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm që u zhvillua në Tiranë kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

 

Në një njoftim për medie bëhet e ditur se ministrja në detyrë Gërvalla në fjalën e saj hyrëse theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euroatlantik, duke e vlerësuar këtë proces si një vazhdimësi të reformave të thella demokratike dhe ekonomike që vendi ka ndërmarrë. Ajo përmendi progresin e dukshëm të Kosovës në katër vitet e fundit, përfshirë rritjen ekonomike të qëndrueshme, rritjen e investimeve të huaja, dyfishimin e eksportit dhe rritjen e të hyrave buxhetore.

”Ministrja Gërvalla theksoi se Kosova ka dorëzuar e para Agjendën e Reformave 2024–2027 dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të përfituar nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ajo gjithashtu përkujtoi harmonizimin e plotë të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe mbështetjen e qartë për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, ministrja Gërvalla ngriti shqetësimin për veprimet destabilizuese në rajon, duke dënuar aktin e hapur të agresionit të 24 shtatorit në Banjskë, të kryer nga një grup paramilitar të organizuar, financuar dhe trajnuar nga shteti serb, si dhe sulmin e fundit kinetik mbi kanalin Ibër-Lepenc, infrastrukturë kyçe për ujë dhe energji në Kosovë. Ajo theksoi se mungesa e një reagimi të qartë dhe të unifikuar nga jo vetëm që krijon hapësirë për përsëritje të veprimeve të tilla, por rrezikon edhe themelet e vetë politikës së zgjerimit të BE-së.

Tutje, ministrja Gërvalla dënoi arrestimin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe, që konfirmon faktin që shteti serb qëndron pas sulmit të Banjskës.

Në fund të fjalimit të saj, ministrja në detyrë Gërvalla rikujtoi hapat konstruktivë të ndërmarrë nga Kosova për bashkëpunim rajonal, përfshirë zhbllokimin e CEFTA-s, ratifikimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit dhe vendimin e njëanshëm për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës. Ajo theksoi se ndërtimi i një rajoni funksional dhe evropian kërkon përgjegjësi të barabartë nga të gjithë akterët, dënim të hapur të dhunës dhe respekt të ndërsjellë për parimet e fqinjësisë së mirë.

“Pa drejtësi, barazi dhe llogaridhënie të ndërsjellë, nuk mund të ketë përparim të qëndrueshëm,” përfundoi ministrja në detyrë Gërvalla, duke falënderuar organizatorët për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj paqes e bashkëpunimit në rajon.

You Might Also Like

Përfundon takimi me Osmanin, Baker pritet me nderime nga Maqedonci

Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurt

Një i vdekur, 19 të arrestuar në 24 orët e fundit

7 ide për takimin perfekt

Kurti dhe udhëheqësit ImpactCEE biseduan për investimet Kosovë-Poloni

Kosova Times June 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Makina përplaset me turmën në Bulevardin Santa Monica në Los Angeles

Kosova Times Kosova Times July 19, 2025
Ambasadorja Ziv falënderon Ramën për mbështetjen ndaj Izraelit
OKB i kërkon Musk që të respektojë të drejtat e njeriut në Twitter
Kurti: Qeveria dhe populli i Kosovës besojnë në Bashkimin Evropian
Artistë nga Kosova dhe Serbia me ekspozitë të përbashkët në Beograd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?