Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marrë pjesë në një stërvitje ushtarake të përbashkët “JRTC 25-08”, e cila po mbahet në SHBA, së bashku me Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Iowas dhe njësitë mbështetëse të tjera për të zhvilluar aftësitë e tyre në një mjedis të simuluar të luftës në shkallë të gjerë.
Në një postim në rrjetet sociale, Garda Kombëtare e Iowas bën të ditur se ushtarët e FSK-së janë përfshirë intensivisht në operacionet “forcë-kundër-forcë”, ku çdo element është duke u testuar në një mjedis me ritëm të shpejtë, me presion të lartë.
“Ushtarët Kombëtarë të Ushtrisë së Iowa-s, partnerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e aftësimit janë thelluar në luftë ndërsa operacionet forcë-kundër-forcë rriten në JRTC 25-08. Çdo element është duke u testuar në një mjedis me ritëm të shpejtë, me presion të lartë, të dizajnuar për t’u ballafaquar me luftimet në shkallë të gjerë”, thuhet në njoftim.
Kjo stërvitje është projektuar për të testuar gatishmërinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe reagimin në situata reale të konfliktit.