Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur rreth krizës financiare në televizionin publik, RTK. I pyetur nëse e kanë shqyrtuar kërkesën e menaxhmentit të RTK-së për alokimin e mjeteve buxhetore për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, meqë mund të rrezikohet funksionimit të këtij institucioni, Kurti tha se Ligji për Buxhet e thotë se ato ndahen nga Komisioni për Buxhet i Kuvendit.
“Ligji për Buxhet thotë se ato ndahen sipas vendimit të Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Republikës dhe këtu janë problemet kur ne kemi institucione që kanë dalë nga Kuvendi i Republikës, e i cili ngelet i pakonstituuar e rrjedhimisht edhe qeveria edhe kur do të ndihmojë është e penguar”, tha kryeministri në detyrë.
Derisa nga muaji i ardhshëm punëtorët e RTK-së rrezikojnë të mbesin edhe pa paga si shkak i mos alokimit të mjeteve, sindikatat kanë paralajmëruar se do të iniciojnë padi e do të organizojnë greva e protesta deri në realizimin e të drejtave të punëtorëve.