By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rafuna: Bizneset kanë të drejtë për fazë tranzicioni në tregun e lirë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Rafuna: Bizneset kanë të drejtë për fazë tranzicioni në tregun e lirë
Ekonomi

Rafuna: Bizneset kanë të drejtë për fazë tranzicioni në tregun e lirë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/12 at 11:05 PM
Kosova Times Published August 12, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të mos ekzekutojë vendimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë deri në një vendim përfundimtar nga gjykatat.

 

Në një intervistë për RTK, Rafuna tha se përderisa nuk ka një vendim përfundimtar nga instancat më të larta gjyqësore, kërkohet që furnizimi me energji elektrike për bizneset të mos ndërpritet.

“Ne si Odë Ekonomike e Kosovës e respektojmë vendimin e shkallës së dytë, por do të vazhdojmë betejën ligjore në instanca tjera. Do të paraqitemi në Gjykatën Supreme brenda afateve ligjore, dhe nëse është e nevojshme, do të shkojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi të bindur se bizneset kanë të drejtë kur kërkojnë vetëm një fazë të tranzicionit”, tha ai për RTK.

Ai theksoi se asnjë biznes nuk është kundër liberalizimit të tregut, por theksoi se bizneset nuk janë përfshirë në vendimmarrje dhe nuk është vlerësuar ndikimi i këtij vendimi tek to.

“Edhe një herë dua të theksoj se asnjë biznes nuk është kundër kalimit në tregun e lirë. Ne vetëm kërkojmë të ofrohet një fazë tranzicioni. Bizneset nuk janë pyetur se çfarë ndikimi ekonomik ka për ta ky vendim. Prandaj, kjo betejë ligjore do të vazhdojë”, shtoi Rafuna.

Ai gjithashtu shpjegoi se situata aktuale në tregun e energjisë është e ndërlikuar, për shkak të vendimeve të ndryshme gjyqësore për biznese të ndryshme.

“Gjendja juridike dhe faktike është më e komplikuar sesa duket. Ka biznese që me vendim të Gjykatës Komerciale janë pezulluar nga tregu i lirë dhe janë kthyer në furnizim të rregulluar. Ka të tjera që janë në pritje të vendimeve, disa kanë kontrata të lidhura, që janë shumë pak dhe shumica nuk kanë lidhur kontrata fare. Kjo ka sjellë kaotikë në treg” , pohoi ai.

You Might Also Like

Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro

Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi

Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh

Kur në një tenxhere takohen Franca dhe vjeshta : Recetë për gulash me mish viçi dhe gështenja

Prodhimi nga energjia e rinovueshme tejkalon qymyrin

Kosova Times August 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Maqedonci kujton kontributin e Kosovës për ukrainasit

Kosova Times Kosova Times February 24, 2025
Të paktën 30 të vdekur dhe 88 të plagosur pas sulmit rus në Zaporizhja
Shumica e rusëve u përgatitën të durojnë luftën në Ukrainë edhe për dy vjet të tjera
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
“Rusofilët” bullgarë organizuan një ekspozitë të të pikturave të artistëve rusë kushtuar luftës çlirimtare ruso-turke të viteve 1877-1878
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?