“Ceremonia e nënshkrimit theksoi angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një mjedis online me  respekt, transparencë dhe gjithëpërfshirje gjatë zgjedhjeve. Gjatë hapjes u theksua se debati politik dhe mospajtimet janë pjesë e demokracisë, por ato duhet të zhvillohen gjithmonë me përgjegjësi dhe respekt”, thuhet në komunikatën për media të Demokracisë për Zhvillim dhe Qendrës për Dialog Humanitar.

Parandalimi i dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjeve të dëmshme, nxitja e dialogut konstruktiv mes partive politike, mediave dhe qytetarëve janë disa nga karakteristikat e këtij kodi.