By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: E “shkelja” Protokollin e OSBE-së për t’i dhënë mbështetje Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: E “shkelja” Protokollin e OSBE-së për t’i dhënë mbështetje Kosovës
Lajme

Osmani: E “shkelja” Protokollin e OSBE-së për t’i dhënë mbështetje Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/09/17 at 9:52 AM
Kosova Times Published September 17, 2025
Share
SHARE

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në një takim me qytetarët iu përgjigj akuzave se gjoja nuk ka punuar për Kosovën gjatë kohës kur ishte kryesues me OSBE, duke sjellë shembuj konkretë të angazhimit të tij dhe mbështetjes parimore për Kosovën.

“Flitej për mua se Bujar Osmani nuk ka punuar për Kosovën. Do t’ju them vetëm një fakt: Kosova nuk është anëtare e OSBE-së. Rregulli i OSBE-së është se, kur kryesuesi e viziton Prishtinën, nuk ka të drejtë as të mbajë konferencë për shtyp, as të shfaqet me flamurin e shtetit të Kosovës”, tha Osmani.

Në fjalimin e tij, Osmani zbuloi se personalisht i kishte shkelur protokollet e organizatës, me qëllim që qartë dhe pa mëdyshje të mbështeste Kosovën:
“Unë i shkelja ato protokolle të organizatës dhe jo vetëm që mbajta konferencë për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por këtë e bëra bashkë me flamurin e OSBE-së dhe flamurin e Kosovës”, tha ai.

“Edhe në Stacionin Policor të Kosovës mbajta konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me flamurin e Kosovës dhe me flamurin e OSBE-së. Pra, këto janë faktet. Nuk i them këto për t’ju treguar sa i aftë apo i fortë jam, por për t’ju bërë me dije se kemi një debat mes një programi të vërtetë nga njëra anë dhe një propagande shpifëse nga ana tjetër”, theksoi Osmani.

Osmani paralajmëroi se një propagandë e tillë nuk është vetëm sulm ndaj tij personalisht, por krijon një imazh të rrezikshëm për tërë komunitetin:
“Kjo propagandë e dëmtoi aq shumë diskursin politik dhe krijoi një imazh të dëmshëm për ne, saqë në fund dëmton edhe imazhin e shqiptarëve para botës”, tha Osmani.

“Kush flet për Kosovën? Ata që vetëm dje thanë se lufta e vitit 2001 nuk solli asgjë, e bashkëpartiaku i tij, para një viti, tha se lufta ka qenë e panevojshme. Ata i kanë kaluar të gjitha vijat e kuqe”, përfundoi Osmani./Ina

You Might Also Like

Vetura bie në përrua, arrestohet shoferi, pasagjeri rezulton i zhdukur

Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta

Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit

Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë

Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku

Kosova Times September 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AVONET: Dyshime për falsifikim në tenderët e dy spitaleve

Kosova Times Kosova Times December 5, 2025
Caktohen 40 ditë burg për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj
Vdes një 40-vjeçar në Dragash, u aksidentua me traktor
Hapet ekspozita ‘Bota kujton Srebrenicën’ në Prishtinë
`Për Identitet dhe Dinjitet`, më 12 gusht shqiptarët protestojnë në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?