By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kovaçevski: Chollet mbështet ndryshimet kushtetuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kovaçevski: Chollet mbështet ndryshimet kushtetuese
Ballina 2Rajon / Botë

Kovaçevski: Chollet mbështet ndryshimet kushtetuese

Kosova Times
Last updated: 2023/01/11 at 3:02 PM
Kosova Times Published January 11, 2023
Share
SHARE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (DASh), Derek Chollet, gjatë vizitës në Shkup ka konfirmuar “partneritetin strategjik me Maqedoninë e Veriut”, ndërsa ka theksuar edhe nevojën për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që konsiderohet si shqetësuar për shkak të përmasave që ka marrë në veçanti në sistemin e drejtësisë.

Kjo tha kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pas takimit që zhvilloi me zyrtarin e lartë amerikan në Shkup më 11 janar.

Kovaçevski tha se në këtë takim është konstatuar se për Maqedoninë e Veriut nuk ka alternativë tjerë pos integrimit në Bashkimin Evropian.

“Integrimi evropian dhe nevoja për të vazhduar me reformat, por edhe vendimet që duhet të merren gjatë vitit 2023, sikurse ndryshimet kushtetuese, ishin në fokus të takimit tonë. Ne kemi mbështetjen nga SHBA-ja për ndryshimet kushtetuese që do të mundësojnë vazhdimin e integrimit evropian. Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së, ashtu sikur nuk kishte alternativë tjetër përveç NATO-s kur miratuan vendimet të vështira, por të domosdoshme për t’u bërë pjesë e aleancës”, tha kryeministri maqedonas.

Vitin e kaluar, Shkupi nisi bisedimet për anëtarësimin në BE, por bisedimet thelbësore për kapitujt nuk do të fillojnë pa ndryshimin e Kushtetutës maqedonase për përfshirjen e pakicës bullgare në të.

Kjo parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë, bazuar në propozimin francez për zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve lidhur me çështjet historike, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Kovaçevski tha se me këshilltarin e lartë të DASh-it, Derek Chollet, kanë biseduar edhe për krizën energjetike dhe përballjen me të gjatë vitit 2022 dhe planet për vitin 2023, pasi në këtë fushë, sipas Kovaçevskit, Shkupi ka marrë mbështetje të fuqishme nga Uashingtoni.

Vizitat që zyrtarët amerikanë kanë zhvilluar në Maqedoninë e Veriut gjatë muajve të fundit kanë pasur në fokus luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, më 9 janar bëri të ditur se për Uashingtonin, kjo çështje do të ketë prioritet, krahas çështjeve që lidhen me energjetikën dhe ekonominë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut ka qëndruar një ekip për sanksione nga Uashingtoni për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Siç pati njoftuar Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ky ekip ka për detyrë “të ketë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si për ata në të kaluarën, ashtu dhe ata aktualë”.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times January 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ashpersohet beteja ne Ukraine: Ukrainasit shpërthejnë vijën brutale të Surovikin (FOTO)

Kosova Times Kosova Times September 1, 2023
Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e miqësisë mes Kosovës dhe Kanadasë
Të enjten adresimi i presidentes në Kuvend
Weah nuk dëshiron transferimin te Evertoni
Bllokohet puna e “Bechtel & Enkas” në Maqedoninë e Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?