Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo ka vizituar Kolegjin e Luftës të Ushtrisë Amerikane.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Presidentja Osmani ka ndarë një fotografi nga kjo vizitë, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Me ushtrinë më të fortë në botë!”.