By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të burgosurit po lirohen në të gjithë Venezuelën
January 25, 2026
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
January 25, 2026
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Askush s’e zë karrigen e serbëve, dëm që nuk po funksionon Kuvendi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Askush s’e zë karrigen e serbëve, dëm që nuk po funksionon Kuvendi
Ballina 1Lajme

Kurti: Askush s’e zë karrigen e serbëve, dëm që nuk po funksionon Kuvendi

Kosova Times
Last updated: 2025/10/02 at 2:40 PM
Kosova Times Published October 2, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mosfunksionimi i Kuvendit përbën një humbje kohe dhe dëm për vendin, duke theksuar se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se institucionet duhet të rifillojnë punën sa më parë.

 

Kurti,në një deklaratë për media, ka nënvizuar se procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe katër nënkryetarëve të Kuvendit tashmë është përmbyllur, por ka mbetur i pazgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

“Konsideroj që është humbje kohe dhe dëm që nuk po funksionon Kuvendi i Kosovës. Kuvendi i Republikës e ka zgjedhë kryetarin Dimal Bashën, i ka zgjedhë katër nënkryetarët Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun, Kujtim Shalën dhe Emilja Rexhepin askush nuk është duke e zënë karrigen e zbrazët për nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb. Është dashur të vazhdoj puna e Kuvendit sepse shteti i Kosovës nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Kurti pas inaugurimit të një çerdheje në Shtime.

Ai ka theksuar se votimi për Emilja Rexhepin është përfundimtar dhe nuk mund të anulohet, ndërsa mbetet vetëm një vend bosh për përfaqësuesin serb në kryesinë e Kuvendit.

“Emilja Rexhepi është nënkryetare e Kuvendit, dhe votimi për të nuk mund të anulohet. Prandaj kemi ngelur vetëm te nënkryetari i fundit nga komuniteti serb. Por mos harroni, nuk janë serbë vetëm ata të Listës Serbe, serb është edhe Nenad Rashiq”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij, kandidati i Listës Serbe ka marrë vetëm 10 vota, ndërsa Nenad Rashiq ka marrë 56, duke shtuar se me pak mbështetje nga ish-opozita, ky ngërç do të ishte tejkaluar.

“Vetëm pesë vota t’ia jepnin këta 52 që janë të opozitës, sot nuk ishim duke i bërë këto pyetje dhe këto përgjigje”, ka theksuar Kurti.

Gjykata Kushtetuese më 30 shtator ka publikuar njoftimin për vendimin për seancën konstituive pas ankesës që e kishte marrë nga Lista Serbe, konkretisht lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e pakicave.

Në fund të gushtit, kryeparlamentari Dimal Basha e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e nëntë, edhe pse dështoi votimi për një nënkryetar nga komuniteti serb.

Kushtetuesja ka thënë se seanca konstituive nuk ka përfunduar atë ditë e në arsyetim ka dhënë moszgjedhjen e nënkryetarit serb.

Në vendim, Gjykata nuk e ka konsideruar në asnjë pikë jokushtetuese ndarjen e votimit për nënkryetarët nga komunitetet.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja ka urdhëruar të gjithë deputetët që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, të ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka publikuar ende aktgjykimin e plotë.

You Might Also Like

Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gjatë vitit 2025

Policia gjen armë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Rama me letër të hapur për Kurtin

Në mesnatë lëshuan muzikë me zë të lartë, gjobiten bizneset në Shtime

IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot

Kosova Times October 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Ndalohet ish-deputeti Agusholli nga autoritetet serbe

Kosova Times Kosova Times May 26, 2025
NATO planifikon të vendosë 300,000 trupa në kufirin me Rusinë
DASh nuk përjashtoi sanksione kundër autoriteteve gjeorgjiane
Zagreb: Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës
Digjet një veturë me targa të Serbisë në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?