Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav ka vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe në veri të Mitrovicës.
“Vizitat në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicën Veriore ofruan një pasqyrë të vlefshme të procesit”, ka thënë ai.
Ndërkohë profili i Bashkimit Evropian në Kosovë në rrjetin social X ka specifikuar se Orav iu bashkua kolegëve të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe vendeve partnere për të monitoruar procesin zgjedhor.