Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2156 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 15 persona, prej të cilëve 10 ka dërguar në mbajtje.