By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash
December 12, 2025
Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi
December 12, 2025
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë
December 12, 2025
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Trendafilova rrëzon kërkesën për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri, do t’i ftojë partitë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri, do t’i ftojë partitë
Ballina 1Lajme

Osmani: Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri, do t’i ftojë partitë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/24 at 9:56 PM
Kosova Times Published October 24, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, ajo do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën. Ajo ka theksuar se është herët të flitet për zgjedhje të parakohshme.

 

“Rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme mund të ketë marrëveshje në orët e fundit dhe këtë unë nuk mund ta parashikojë. Në qoftëse s’ka marrëveshje atëherë si presidente e vendit do t’i ftojë të gjitha partitë politike për të parë në qoftëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, po ashtu mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të parakohshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica. Në fakt mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Deutsche Welle.

Duke folur për tendencat destabilizuese të Serbisë, Osmani ka thënë se Serbia ka pasur tentativë për destabilizim edhe këtë pranverë, por falë ndihmës së aleatëve, këto plane janë parandaluar.

“Ka pasur tendenca destabilizimi edhe sivjet në pranverë. Me ndihmën e aleatëve tanë i kemi parandaluar. Ka shumë që nuk duan të tregojnë publikisht se çfarë ka ngjarë. Unë i kam lexuar raportet e institucioneve tona, e di çfarë ka synuar Serbia. Këto janë çështje që janë të rregulluara me ligj. Kur informacionet janë të klasifikuara, e kemi për detyrë. Unë si presidente kam të drejtë të deklasifikojë informacione, mirëpo mendoj që nuk është e drejtë që t’ua vështirësojë punën institucioneve tona të sigurisë. Ata duhet të vazhdojnë të mbledhin informata, dhe të jenë të gatshëm që të na informojnë neve si institucione dhe aleatët në mënyrë që të parandalojmë çdo tendencë destabilizuese të Serbisë”, ka deklaruar Presidentja për DW.

Osmani ka theksuar se Serbia vazhdon të jetë shtet agresor dhe vazhdon të jetë dorë e zgjatur e Putinit, sepse, siç u shpreh ajo, është qëllim i Rusisë që të destabilizohet Ballkani, si mjet destabilizimi për tërë kontinentin evropian.

“Qëllim i Rusisë ka qenë historikisht, që të destabilizohet Ballkani Perëndimor, si mjet destabilizimi për tërë kontinentin evropian. Nuk është që veç po i themi, por ato kanë ndodhur si në vitin 2023 ashtu edhe në nëntor të vitit 2024, ku pati sulm në Ibër-Lepenc dhe qëllimi ka qenë shkatërrimi i mjeteve jetike përmes së cilave Kosova furnizohet me ujë, energji elektrike e ngrohje”, ka shtuar ajo.

Tutje, e pyetur se cilat janë planet e saj pas muajit prill, kur i përfundon mandati i kreut të shtetit, Osmani ka thënë se “nuk mendon se ku do të jetë Vjosa Osmani, por ku do të mbetet Republika e Kosovës”.

“Nëse populli dëshiron që unë akoma të jap kontribut për republikën tonë, atëherë unë do ta jap atë kontribut. Më rëndësi është që unë do të jem në Republikën e Kosovës, duke dhënë qoftë kontribut profesional, qoftë politik”, ka theksuar Osmani.

You Might Also Like

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim

Trendafilova rrëzon kërkesën për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive

Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan

Kosova Times October 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Nga status quo-ja deri te ndryshimi i kufijve në Kosovë – shumëçka në tryezë pas zgjedhjeve në ShBA

Kosova Times Kosova Times November 1, 2024
Osmani: Nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiqit
Konsumatorët e `Termokos`it do të pajisen me njëhesorë
Sot 7 Marsi-Dita e Mësuesit
Gjukanoviqët drejt daljes nga “Prva banka” 51 minuta më herët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?