By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Aplikimi i Kosovës për BE po qëndron i pashqyrtuar në sirtarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Aplikimi i Kosovës për BE po qëndron i pashqyrtuar në sirtarë
Ballina 1Lajme

Osmani: Aplikimi i Kosovës për BE po qëndron i pashqyrtuar në sirtarë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/14 at 4:43 PM
Kosova Times Published November 14, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Politico”, ka theksuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian mbetet e bllokuar. Sipas saj, procesi i bazuar në merita, për të cilin BE-ja flet aq shumë, ende nuk po shihet në praktikë.

 

Presidentja Osmani ka thënë se rruga drejt integrimit në BE është e vetmja rrugë drejt së cilës populli i Kosovës ka qenë i orientuar.

“Populli i Kosovës nuk ka shikuar asnjëherë diku tjetër. Ne kemi qenë të orientuar vetëm drejt kësaj rruge, rrugës së integrimit në BE. Ne nuk flirtojmë me fuqitë e tjera… por, në të njëjtën kohë, nuk ndiej se ky përafrim me BE-në dhe fakti që jemi 100 për qind në linjë me politikat e BE-së është vlerësuar. Krejt e kundërta, është marrë si e mirëqenë”, ka theksuar Osmani për Politico.

Sipas saj, 97% e njerëzve në Kosovë janë pro-evropianë dhe se reformat në ekonomi, në sundimin e ligjit, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kanë qenë thelbësore.

Megjithatë, Osmani ka deklaruar se Kosova mbetet e bllokuar në rrugën e saj të integrimit evropian, dhe procesi i bazuar në meritë ende nuk po zbatohet.

“Shpresoj, ashtu siç thatë edhe ju, që Gjermania do të luajë një rol udhëheqës në shtyrjen përpara të një procesi të bazuar në meritë, sepse ne nuk po kërkojmë bamirësi”, ka thënë Osmani.

Presindetja Osmani ka folur edhe për aplikimin e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat, duke thënë se ai nuk është shqyrtuar ende dhe ndodhet diku në sirtarët e BE-së.

“Ne nuk po kërkojmë bamirësi, nuk po kërkojmë rrugë të shkurtër. Po kërkojmë respekt për punën që bëjmë dhe pranimin e reformave që ndërmarrim. Dhe nëse kjo do të merrej parasysh, Kosova do të bëhej vend udhëheqës. Por realiteti është se, tani për tani, aplikimi ynë as nuk është shqyrtuar. Ne aplikuan në dhjetor 2022 dhe tani jemi pothuajse në dhjetor 2025. Ai ndodhet diku në sirtarët e Bashkimit Evropian dhe nuk po ecën përpara”, ka theksuar Osmani.

You Might Also Like

Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm

Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze

Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët

Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’

Kosova Times November 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nis Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Kosova Times Kosova Times October 22, 2022
Sekuestrohen tri armë e shqiptohen 182 urdhëresa në Prishtinë
Me sporte, nxënësit zhvillojnë mirëqenien mendore, sociale e fizike
Gazetari kinez dënohet me 7 vite burg për spiunazh. Ai ishte me diplomatët japonezë
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 400 gjoba në trafik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?