Rreth orës 17:00, Policia e Kosovës thotë se ka pranuar informacionin se dy persona janë lënduar gjatë punimeve në rrugën “Faruk Rama”, në Prishtinë. “Si pasojë e lëndimeve të marra, njëri nga punëtorët ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi i mjekëve emergjentë”.

Bëhet e ditur se personi i dytë i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar se policia, në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.