Policia e Kosovës ka njoftuar se në lagjen Brekoc të Gjakovës një burrë ka informuar se motra e tij me të meta mendore ka dalë nga shtëpia që një kohë të gjatë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.  Raportohet se viktima ka dalë nga shtëpia nga 4 tetori.

“Ankuesi mashkull ka informuar se që një kohë të gjatë nuk din ku ndodhet motra e tij me të meta mendore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq në Rahovec një burrë ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia që nga 20 nëntori.

“Ankuesi ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport e policisë.