Ajo theksoi se vizita ishte një moment i veçantë ku forca matet me buzëqeshjet e vogla dhe guximi me zemrat e mëdha të fëmijëve.

Në mesazhin e saj, Osmani u shpreh se shpresa dhe dashuria janë forcat më të mëdha shëruese, duke falënderuar stafin e klinikës për punën e jashtëzakonshme.

“Uroj që viti që vjen të sjellë shëndet, shërim, gëzim dhe mrekulli të vogla e të mëdha për këta fëmijë të jashtëzakonshëm dhe për familjet e tyre!”, ka shkruar Osmani në Facebook.