Policia e Kosovës ka njoftuar se më 08.01.2026, një burrë nga Prishtina ka raportuar në Polici se dy persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe i kanë kërkuar para nën kërcënim.
Sipas ankuesit, të dyshuarit i kanë kërkuar që brenda një afati kohor, deri më 11.01.2026, t’ua dorëzojë shumën prej 40 mijë eurosh para të gatshme, në shtëpinë e njërit nga ta.
Rasti është iniciuar si “Detyrim” dhe po hetohet nga njësitet relevante të Policisë, të cilat janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.




