By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të burgosurit po lirohen në të gjithë Venezuelën
January 25, 2026
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
January 25, 2026
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin
Lajme

Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin

Kosova Times
Last updated: 2026/01/25 at 4:54 PM
Kosova Times Published January 25, 2026
Share
SHARE

istoria e radios publike në Bullgari fillon që në vjeshtën e vitit 1929, kur një grup entuziastësh krijuan një transmetues radiofonik në Punishten Ushtarake të Inxhinierisë në Sofje. Në fillim të vitit 1930, intelektualë dhe personalitete publike themeluan në kryeqytetin bullgar një shoqatë të radioamatorëve me emrin “Radio Amtare”, e cila që nga viti 1934 quhet Radio Sofja. Po atë vit filloi transmetimet edhe Radio Varna. Më 25 janar 1935, Mbreti Boris III nënshkroi një dekret me të cilin transmetimi radiofonik në Bullgari u bë pronë shtetërore. Që nga fundi i vitit 1935 datojnë edhe përpjekjet e para për transmetime jashtë vendit, por transmetimi i parë i suksesshëm u realizua në vitin 1936. Revista “Radio Sofja e re” thekson: “Të dielën e kaluar, më 16 shkurt, e gjithë programi i mëngjesit i Radio Sofjes, përfshirë edhe liturgjinë hyjnore nga Kisha “Shën Sofia”, u transmetua me valë të shkurtra dhe u dëgjua në të gjithë Evropën”.

Nga 1 maji 1937 filluan transmetimet e rregullta edhe në gjuhë të huaja: frëngjisht, gjermanisht, anglisht, italisht dhe esperanto, ndërsa nga fillimi i vitit 1938 edhe në gjuhën turke. Autorët dhe prezantuesit e edicioneve të para në gjuhë të huaja ishin bashkëpunëtorë të jashtëm, ndër të cilët edhe i famshmi Petër Uvaliev, i cili përgatiste programet në gjuhën italiane, si dhe regjisori operistik, i bërë i njohur më vonë, Mihaill Haxhimishev, i cili prezantonte përmbajtjen në gjuhën angleze. Që nga viti 1992, programet e BNR-së për jashtë vendit transmetohen nën emrin Radio Bullgaria.

Në vitin 2004 u krijua edhe faqja e parë e internetit e Radio Bullgarisë, me informacion dhe audio në 11 gjuhë: bullgarisht,shqip,  anglisht, rusisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, greqisht, turqisht, serbisht, dhe arabisht. Sot, faqja e Radio Bullgarisë vazhdon të ofrojë një larmi informacioni për vendin tonë në gjuhë të huaja, por në vend të një faqeje në gjuhën arabe, tani kemi një faqe në gjuhën rumune.

Sot, radioja publike e Bullgarisë disponon dy programe kombëtare 24-orëshe: programin informativo-muzikor “Horizont” – lider i padiskutueshëm në fushën e informacionit, i cili renditet në vendin e parë në pothuajse të gjitha sondazhet e audiencës së dëgjuesve, dhe “Hristo Botev” – krijues i një përmbajtjeje unike kulturore dhe arsimore. Nëntë stacionet rajonale radiofonike luajnë një rol të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe kulturore të bashkive bullgare.

Ndërkohë, programi në internet Radio Bullgaria paraqet në hapësirën botërore një produkt multimedial që formon imazhin modern të vendit tonë, i kushton vëmendje komuniteteve të shumta bullgare në mbarë botën, prezanton të huaj që jetojnë dhe punojnë në Bullgari dhe vë theksin në ruajtjen dhe përhapjen e kulturës dhe arsimit bullgar në botë.

Programet javore në eter “Ora e Radio Bullgarisë” korrën një sukses të jashtëzakonshëm dhe janë ndër më të preferuarit nga dëgjuesit e programit kombëtar për kulturë “Hristo Botev”, ndërsa emisionet e përditshme në gjuhën turke janë favoriti i padiskutueshëm i audiencës së BNR-së në Kërxhali.

 

Që nga viti 2001, Radioja Kombëtare dorëzon çmimet vjetore “Sirak Skitnik” për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e medias publike. Ceremonia zyrtare këtë vit do të mbahet më 26 janar në Studion e Parë të BNR-së, ndërsa Radio Bullgaria ka nominime të veçanta.

Ekipi i programit në gjuhën turke i Radios Bullgaria

Ndër kandidatët për Çmimin e Madh është edhe ekipi i programit në gjuhën turke të Radios Bullgaria. Ndër shumë të merituarit për çmimin e gazetarisë radiofonike, u nominua edhe Joan Kolev nga redaksia bullgare e Radio Bullgarisë.

Joan Kolev

Ndër nëntë të nominuarit në kategorinë për emision radiofonik, projekt radiofonik, projekt muzikor ose projekt multimedial, është edhe podkasti “Ura e Besimit” i Radio Bullgarisë, me prezantuese Darina Grigorova dhe Aleksandra Karamihaleva, i cili prej një viti sjell historinë e komuniteteve ortodokse bullgare në mbarë botën.

Gjatë ceremonisë do të ndahen gjithashtu çmimi “Zëri i Artë”, i cili jepet nga fondacioni “Nadezhda Xheneva”, si dhe çmimi “Profesionalizëm në eter”, me të cilin BNR nderon një emision ose gazetar nga një media tjetër radio-televizive./RB

You Might Also Like

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi

Ndryshime në Teatrin Kombëtar, Sheremeti largohet, Basha ushtruese detyre

Kosova Times January 25, 2026
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

E dekarbonizuar deri më 2050 – Ku qëndron Kosova sot?

Kosova Times Kosova Times September 16, 2022
Katër të mitur dyshohen për vjedhje në shtëpinë e një gruaje në Suharekë
Nipi i Helmut Kohl thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Kapet një spiun i dyshuar rus brenda radhëve të Ukrainës
Të rinj nga Ballkani punojnë për paketa të reja turistike në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?