By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
August 14, 2025
Të enjten ulen temperaturat në Shqipëri, reshje lokale në zonat malore
August 14, 2025
Qyteti i vjetër i Hanisë dhe sekretet e tij
August 14, 2025
Melania Trump kërcënon me padi prej 1 miliard dollarësh kundër Hunter Biden
August 14, 2025
Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në 90 minuta në Merdar
August 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismajli: Emërimi me ngulm i tezakes së presidentes për t’i menaxhuar 68.9 milionë euro grante e subvencione tregon shumë për këtë pushtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ismajli: Emërimi me ngulm i tezakes së presidentes për t’i menaxhuar 68.9 milionë euro grante e subvencione tregon shumë për këtë pushtet
Lajme

Ismajli: Emërimi me ngulm i tezakes së presidentes për t’i menaxhuar 68.9 milionë euro grante e subvencione tregon shumë për këtë pushtet

Kosova Times
Last updated: 2023/01/22 at 6:59 PM
Kosova Times Published January 22, 2023
Share
SHARE

Koordinatori i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Naim Ismajli, ka reaguar pas emërimit të Venera Çerkinit, tezakes së presidentes Vjosa Osmani në pozitë të lartë në Qeveri, për t’i menaxhuar 68.9 milionë euro gjatë këtij viti.

Ismajli ka shkruar në faqen e tij në facebook se pas kapjes së institucioneve me militantë partiakë, krerët e shtetit tani kanë filluar të rehatojnë familjarët e tyre në pozita të rëndësishme për të menaxhuar dhjetëra miliona euro.

“Venera Çerkini, tezakja e presidentes Vjosa Osmani, u emërua drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë, institucion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri Faton Peci, bashkëpartiak me Osmanin në listën Guxo. Nga kjo pozitë, Venera Çerkini do të menaxhojë 68.9 milionë euro, të planifikuara për grante dhe subvencione për të gjithë fermerët e Kosovës”, thotë Ismajli.

Edhe pse gjatë procedurave të konkursit, familjarja e presidentes Osmani nuk u kualifikua as në listën e ngushtë nga vlerësuesit anglezë, ekspertë të pavarur të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ajo u emërua në këtë pozitë të lartë nga Qeveria e Kosovës.

”Ky emërim i tezakes së presidentes me kaq ngulm, edhe përkundër vlerësimit negativ të ekspertëve ndërkombëtarë, flet shumë për qëllimin e kapjes edhe të një institucioni të pavarur, por dhe për interesimin e presidentes Vjosa Osmani dhe të pushtetit aktual për të futur familjarët e tyre në menaxhimin e dhjetëra miliona eurove nga taksat e qytetarëve të Kosovës”, tha Ismajli. /Kosovatimes/

You Might Also Like

DHTIK kërkon shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë

Mentor Hyseni emërohet Drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës

Policia parandalon kontrabandën e 910 kilogramëve kërpudha në Karaqevë

Shënohet 26-vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës

Këto janë vendet më të varfra në Evropë

Kosova Times January 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një 54-vjeçar gjendet i vdekur në një ordinancë dentare në Prizren

Kosova Times Kosova Times January 17, 2024
Komuna e Prishtinës do të dezinsektojë mbi 6700 hektarë
Newcastle kërkon çmim të ‘çmendur’ për Isak
Dodiku e dekoron Orbanin me çmim shtetëror
Njësitë speciale protestojnë para Qeverisë, shpalosin një sërë kërkesash
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?