By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinkeni takohet me Lavrovin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinkeni takohet me Lavrovin
Rajon / Botë

Blinkeni takohet me Lavrovin

Kosova Times
Last updated: 2023/03/02 at 3:58 PM
Kosova Times Published March 2, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, biseduan shkurtimisht të enjten gjatë samitit të G20-s që po mbahet në Nju Dehli të Indisë.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis dy vendeve pas disa muajsh, dhe vjen pasi tensionet midis Uashingtonit dhe Moskës janë rritur për shkak të luftës Ukrainë-Rusi.

Zyrtarët amerikanë thanë se Blinkeni dhe Lavrovi biseduan për rreth 10 minuta në margjinat e konferencës së G20-s.

G20 përfshin 19 shtete dhe Bashkimin Evropian, dhe përbën rreth 85 për qind të ekonomisë botërore dhe dy të tretat e popullsisë së saj.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Blinkeni e përdori diskutimin për të folur me Lavrovin për tri pika, sikurse ajo që ShBA-ja do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet për t’i dhënë fund luftës, se Rusia duhet ta ndryshojë vendimin e saj pas pezullimit të pjesëmarrjes në traktatin bërthamor, dhe se Moska duhet ta lirojë të arrestuarin amerikan, Paul Whelan.

Zyrtari, i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti, tha se Blinkeni nuk pret që të ketë ndonjë ndryshim në sjelljen e Rusisë në një të ardhme të afërt.

Rusia ende nuk e ka komentuar takimin, por zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Blinkeni kishte kërkuar të fliste me Lavrovin.

Lavrov dhe Blinken për herë të fundit janë takuar në janar të vitit 2022 në Gjenevë, kur kryediplomati amerikan paralajmëroi kundër pushtimit. Blinken më pas anuloi një takim të ri me Lavrovin kur u bë e qartë se Rusia kishte vendosur ta sulmonte Ukrainën, gjë që ndodhi më 24 shkurt 2022.

Pavarësisht se nuk kanë zhvilluar takim sy më sy, Blinken ka biseduar në telefon me Lavrovin lidhur me një propozim për këmbimin e të burgosurve.

Të dy kryediplomatët morën pjesë në samitin e fundit të G20-s në Bali, që u mbajt korrikun e kaluar dhe Lavrov u largua nga samiti për shkak të kritikave për luftën që bënë zyrtarët perëndimorë.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kosova Times March 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Forcat izraelite bastisin spitalin në pjesën veriore të Gazës

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Lukashenko tha se është gati të mendojë për faljen e Maria Kolesnikova
Si i fitoi milionat një firmë sekrete uzbeke, e lidhur me familjen e presidentit
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
Forcat turke të dislokuara në qershor po largohen nga Kosova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?