By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi për homazhe në Prekaz: Këtu ka lindur liria e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi për homazhe në Prekaz: Këtu ka lindur liria e Kosovës
Ballina 1Lajme

Krasniqi për homazhe në Prekaz: Këtu ka lindur liria e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/03/06 at 11:22 AM
Kosova Times Published March 6, 2023
Share
SHARE

Për nder të 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Pas homazheve, Krasniqi tha se sakrifica e familjes së komandantit Adem Jashari e ka sjellë lirinë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ai u shpreh se sakrifica e tyre i ka dhënë drejtim luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe e qytetarëve tanë. Andaj, si çdo shqiptar e konsiderojmë obligim për të ardhur në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari, për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafundmë për sakrificën e tyre titanike, e cila i dha drejtim luftës”, ka thënë ai.

Ai përmendi edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të cilët, tha se ndihet mungesa e tyre.

“Padyshim që në ditë të shënuara si kjo, ne në këto vitet e fundit e ndjejmë shumë mungesën edhe të themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre, të cilët janë të privuar nga liria dhe po mbahen larg nesh, andaj në ditë të tilla besojmë që çdo shqiptar para se gjithash duhet ta kujtojë dhe ta vlerësojë në mënyrën më të veçantë këtë sakrificë të familjes Jashari, por po ashtu edhe jetën që e ka dhënë secili dëshmor i luftës çlirimtare të UÇK-së”, tha Krasniqi.

Gjatë ditës, Prekazin do ta vizitojnë edhe partitë e tjera opozitare, si dhe krerët e institucioneve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times March 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komuna e Prishtinës edhe sivjet përkrah Festivalin e Këngës

Kosova Times Kosova Times June 16, 2025
Ju mund te dalloni një nje burre tradhetar nga dhuratat e tij: Do të tronditeni kur shihni se çfarë blen për gruan e tij dhe çfarë për të dashurin e tij!
Policia sekuestron kokainë dhe armë në Ferizaj, arrestohet një person
Horoskopi ditor për datën 7 Mars
Përplasi për vdekje 22-vjeçarin, arrestohet shoferi 80-vjeçar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?