By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto palpet janë më të mirat! Janë bërë me akullore vanilje të shkrirë dhe një përbërës tjetër
January 10, 2026
Kjo patate e pjekur është perfekte, dhe nuk keni nevojë për qumësht ose gjalpë për ta bërë atë
January 10, 2026
Dhi e tymosur me kërpudha
January 10, 2026
Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë
January 10, 2026
Një depo nafte në rajonin e Volgogradit u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të gjitha shkollat e kryeqytetit do pajisen me dollapë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të gjitha shkollat e kryeqytetit do pajisen me dollapë
Lajme

Të gjitha shkollat e kryeqytetit do pajisen me dollapë

Kosova Times
Last updated: 2023/03/14 at 10:12 AM
Kosova Times Published March 14, 2023
Share
SHARE

Komuna e Prishtinës ka filluar vendosjen e dollapëve në shkollat e kryeqytetit. Realizimi i një projekti të tillë, pritet që të realizohet në tërësi brenda katër vjetësh. Drejtues të Komunës së Prishtinës kanë thënë për Radio Kosovën se ka filluar furnizimi me dollap në shkollat më të mëdha të Prishtinës për nxënësit e klasave 1 deri në 5 dhe se është shpallur tenderi i ri për furnizimin e të gjitha shkollave e cila do të bëhet nëpër faza.

Nxënësit në Kosovë vazhdojnë të përballen me problemin e peshës së rëndë të çantave. Lea Sefedini, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, i tha Radio Kosovës se për shkak të peshës së rëndë të çantës, që detyrohet ta bartë çdo ditë, ka filluar të këtë dhimbje të shpinës.

“Ne i kemi gjashtë orë dhe secila lëndë i ka nga dy libra e nga dy fletore. Çantën e kam shumë të rëndë edhe për shkak se kemi mjete të tjera. Vazhdimisht kam dhimbje të shpinës e qafës”, ka thënë Sefedini.

E, për ta përmirësuar këtë gjendje, Komuna e Prishtinës ka filluar  vendosjen e dollapëve disa shkolla në kryeqytet, ku nxënësit do të kenë mundësi t`i lënë librat dhe çantat e tyre. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën  tha se ky projekt ka filluar në shkollat me të mëdha në kryeqytet dhe brenda mandatit do të pajisen me dollapë të gjitha shkollat e kryeqytetit

“Kemi filluar me furnizimin në shkollat më të mëdha të Prishtinës siç janë SHMU “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemajli”, “Naim Frashri”. Pra, kemi investuar në dollapë më kualitativ me çmim më të lartë, për dallim nga furnizimet e më hershme, prandaj mundësitë buxhetore nuk po na lejojnë t’i furnizojmë të gjitha shkollat përnjëherë për nxënësit e klasave 1 deri në 5. Për këtë arsye, ne tashmë e kemi shpallur tenderin e ri për pjesën tjetër të qytetit dhe furnizimi i shkollave do të vazhdojë nëpër faza ku brenda mandatit do të përfshihen për furnizim me dollapë të gjitha shkollat e Kryeqytetit”, ka thënë Musmurati.

Se vendosja e dollapëve është e domosdoshme, e tregon edhe një publikim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila thotë se ngarkesa që një fëmijë duhet të mbajë mbi supe nuk duhet të kalojë 10% të peshës trupore të tyre. Sipas OBSH-së, pesha e tepërt sjell probleme në zhvillimin fizik të fëmijës dhe shkakton probleme në shtyllën kurrizore.

You Might Also Like

Vetura bie në përrua, arrestohet shoferi, pasagjeri rezulton i zhdukur

Kolona në Merdarë, pritjet për automjetet deri në 50 minuta

Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit

Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë

Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku

Kosova Times March 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Banka më e madhe shtetërore e Indisë paralajmëron bllokimin e pagesave për naftën ruse

Kosova Times Kosova Times April 13, 2023
Mbreti Charles: Shëndeti i Monarkut Britanik -Konologjia
Kancelari gjerman nuk pranon kërkesën e Zelenskyt për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Policia shqiptoi për 24 orë, 1880 gjoba në trafik
Organizatat kërkojnë dinjitet për viktimat e luftës në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?