By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë me portokall
October 31, 2025
Biftekë viçi me kungull, mjaltë dhe limon
October 31, 2025
Nju Jork: Vendet më të preferuara në qytet që i ka të gjitha
October 31, 2025
7 gatime nepaleze që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetën tuaj
October 31, 2025
Dilemat e mediave serbe për elegancën dhe prestigjin në gala darkë të Linda Rama në Paris
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu akuzon Kushtetuesen për “interesa individuale” në rrëzimin e Ligjit për KPK-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu akuzon Kushtetuesen për “interesa individuale” në rrëzimin e Ligjit për KPK-në
Ballina 1Lajme

Haxhiu akuzon Kushtetuesen për “interesa individuale” në rrëzimin e Ligjit për KPK-në

Kosova Times
Last updated: 2023/03/25 at 1:56 PM
Kosova Times Published March 25, 2023
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk është pajtuar me vendimin e së premtes të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi ta rrëzojë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Haxhiu ka thënë se për Kushtetuesen më e rëndësishme ka qenë interesi individual i ndonjë anëtari të KPK-së sesa interesi i përgjithshëm e ndalja e korporatizmit.

Ajo e ka konsideruar paradoksale pikën e parë të vendimit të Kushtetueses.

“Është paradoksale se në pikën e parë të njoftimit, Kushtetuesja konstaton se përbërja aktuale e KPK-së është korporatiste, por në pikën e fundit thotë se nuk mund t’i ndërpritet mandati anëtarëve përmes shortit siç e kemi paraparë ne. Për Kushtetuesen më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së, dhe jo të gjithëve, por vetëm disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i korporatizmit në një institucion të rëndësishëm për qytetarët, për vetë sistemin e drejtësisë në përgjithësi”, ka thënë ajo në konferencë për shtyp të shtunën.

Befasi e ka cilësuar edhe pikën që thuhet se delegimi i një anëtari joprokuror nga Avokati i Popullit është jokushtetues, sipas saj.

“Delegimi i një anëtari joprokuror nga Avokati i Popullit është gjetur si jokushtetues.  Kjo është tërësisht befasuese për ne. Komisioni i Venencias ka sugjeruar që një numër i caktuar i anëtarëve joprokurorë mund të rezervohen për institucionet e jashtme të pavarura, dhe ka përmendur në veçanti Avokatin e Popullit”, ka shtuar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se përmes ligjit të ri kanë synuar që Kryeprokurori të veprojë i pavarur, me profesionalizëm dhe të mos ndikohet nga interesat e ngushta, përfshirë ato politike. Ka pasur përgjigje edhe për kritikat e opozitës.

“Ne kemi synuar sistem pluralist dhe që mund të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese, dhe jo të cenojë pavarësinë e KPK-së siç u interpretua nga partitë politike, ish-anëtarët e të cilëve janë anëtar të këtij sistemi”, ka thënë ajo.

Gjykata Kushtetuese të premten ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e shkuar.

Haxhiu ka konsideruar se Kosova është shkëputur nga bota demokratike dhe uniteti i standardeve ndërkombëtare kur bëhet fjalë për pengimin e reformës në drejtësi.

“Për të bërë të pavlefshëm një ligj kaq të rëndësishëm, thuhet se është në kundërshtim me Kushtetutën përderisa ky ligj sipas vlerësimeve të Komisionit të Venecias është në përputhje me standardet ndërkombëtare, ato janë pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Jemi shkëputur nga bota demokratike dhe uniteti i standardeve ndërkombëtare kur bëhet fjalë për pengimin e reformës në drejtësi. S’mund të jetojmë, qëndrojmë funksionojmë ndaras nga bota demokratike dhe uniteti i standardeve të saj”, është shprehur ajo.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka ofruar mundësinë që të pengohet zhvillimi dhe fuqizimi i sistemit prokurorial.

“Gjykata Kushtetuese ka ofruar mundësinë që këshilli të vazhdojë me përbërje korporatiste deri në vitin 2026 dhe që pengon zhvillimin dhe fuqizimin e sistemit prokurorial. Gjykatës Kushtetuese iu deshën plot 9 muaj për të nxjerrë aktgjykimin për ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Kjo është e paprecedent, nëse arsyetimi paska qenë aq i thjeshtë për rrëzimin e tij, pse na vonuan 9 muaj? Reformat në drejtësi mund të na i sabotojnë, të na i vonojnë por assesi të mund të na ndalojnë”, ka shtuar ajo.

Haxhiu më tej ka thënë se injorimi i rekomandimeve apo vlerësimeve profesionale nga Komisioni i Venecias të dhëna në dy opinionet për Ligjin për Këshillin Prokurorial është goditje për Republikën e Kosovës.

You Might Also Like

Schieder: Shqipëria po e merr seriozisht rrugën drejt BE-së

Dita Botërore e Qyteteve

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Qeveria në detyrë miraton Projektbuxhetin 4 miliardësh, rriten pensionet

Kurti në Paris: Kosova, histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake humanitare

Kosova Times March 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përfundon remonti i rregullt vjetor – njësia B-2 kthehet në operim

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, i ndalohet shkuarja ne Kosove
Abdixhiku: Presidentja t`i drejtohet Kushtetueses
Fadil Geci nesër dëshmon në Hagë kundër Hashim Thaçit për Komunikatën 59
Një tabloid në shërbim të gjenocidit: gazeta gjermane Bild e përshkroi gazetarin e vrarë si një “terrorist të maskuar”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?