By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 maj
May 23, 2025
Ministria e Jashtme e Ukrainës për krijimin e një “zone tampon” në kufi
May 22, 2025
Universitetit të Harvardit i është hequr mundësia për të dhënë mësim të huajve
May 22, 2025
Putin: Rusia po krijon një “zonë sigurie” përgjatë kufirit me Ukrainën
May 22, 2025
Gjenerali ukrainas Zaluzhny: Ukraina duhet të braktisë kufijtë e vitit 2022.
May 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Romani “Ti” me titull më të shkurtër krahas “Oh” të Pashkut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Romani “Ti” me titull më të shkurtër krahas “Oh” të Pashkut
Lajme

Romani “Ti” me titull më të shkurtër krahas “Oh” të Pashkut

Kosova Times
Last updated: 2022/09/23 at 9:28 PM
Kosova Times Published September 23, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Prof. dr. Atdhe HYKOLLI

Emri i Ilir Muharremit ka vite qyshse lakohet në mjediset tona, ku flitet e shkruhet, për veprat letrare, sidomos kohëve të fundit, ku emrat e krijuesve të rinj po shtohen dita-ditës. Është ky një krijues i kësaj plejade të të rinjve, i cili me vlerat e njëmendta, të mirëfillta, falë intuitës së tij po lë gjurmë në disa zhanre të krijimtarisë letrare, posaçërisht në fahun e romanit. Pikërisht romani i tij “Psycho” është dëshmia më bindëse, meqë për këtë mori çmimin “shkrimtari i vitit 2018” të Pejës. Megjithatë, kontributi i tij letrar u dëshmua edhe në dramë dhe për libra të tjerë si “Djalli në qytetin tim” (1996), “Dera e fundit e çmendurisë” (2003), “Van Gogu kosovar” (2010), “Drama” (Unë me veten, Kafeneja), “Moskuptimet” (2016), “Psycho I” (2017) dhe “Psycho II” (2019). Ndërsa, tashmë, romani “Ti” (2021) është vepra për të cilën do t`i themi disa fjalë për të zgjuar kureshtjen e lexuesve që ta kenë edhe këtë vepër, për ta plotësuar edhe më shumë dijen për këtë krijues, i cili po bën hapa të sigurt drejt majave të sukseseve të njëpasnjëshme, ku do të arrijë bindshëm.

Pa u thelluar në jetëshkrimin e autorit, sikur mjafton të theksohet se Ilir Muharremit gjatë kësaj dekade të fundit bëri emër me bujë, duke na ofruar libra letrarë në zhanre të ndryshëm, ku me një sens të veçantë prej krijuesi letërsisë sonë i solli vlera të nivelit të duhur.

Që në fillim, do theksuar se romani “Ti” i Ilir Muharremit mban titullin pothuajse më të shkurtër (krahas apo pas romanit “Oh” të Anton Pashkut e ndonjë tjetri) në letërsinë shqipe, në Kosovë e më gjerë. Megjithatë, duhet theksuar se një roman i tillë, me një titull kaq të shkurtër, por kaq përmbledhës dhe domethënës për mbarë shtrimin narrativ, si formë dhe syzhe, të realizuar si është më së miri, autori arrin t`i përmbushë kriteret e mirëfillta për një vepër të tillë letrare, për të cilën kritika letrare do të çmojë e vlerësojë si një nga veprat më të arritura në letërsinë tonë të viteve të 20-ta të këtij shekulli në të cilin po bashkëjetojmë me autorin e këtij romani sa domethënës po aq edhe tërheqës, duke lënë shkas që veprat e tilla, siç është romani “Ti” jo vetëm të lexohet, po njëkohësisht edhe të dramatizohet apo edhe të ekranizohet, d.m.th., të vihet në skenë apo të shënjohet në celuloid, për t`u përjetësuar e përditësuar sa më gjatë e sa më me plotni.

Syzheu i këtij romani ngërthen më vete një ngjarje sa të trishtë po aq krenare, që përthekon një periudhë të shkurtër po aq të bujshme dhe krenare, ku personalisht janë të tipisuar sipas karaktereve dhe tipareve të virtyteve që i posedojnë.

Autori Ilir Muharremi në romanin e tij të radhës “Ti” trajton çështjet më vendimtare të një të riut, i ardhur nga Shqipëria mëmë, i cili i bashkohet luftës së Kosovës (1999) pasi që ai merr mesazh jo të parapëlqyer nga e dashura e tij, e cila ishte larguar nga Kosova, për të vazhduar studimet larg vendlindjes së saj, meqë Kosova po bënte luftë (falë UÇK-së) kundër falangës serbo-sllave.

Megjithatë, kontributi i të riut – Fatmirit në Kosovë është për t`u vlerësuar tejet shumë, meqë shëmbëllen me një plejadë të të rinjve nga Shqipëria që erdhën në Kosovë, pa llogaritur për sakrificat e shumta, duke flijuar edhe vetën e tyre, duke rënë në altarin e lirisë, për çka numri i tyre nuk është i vogël.

Rasti i Fatmirit, i ardhur si sa e sa të tjerë nga Shqipëria, është paksa i veçantë dhe pak a shumë karakteristik, pasi që shquhet me disa karakteristika si pakkush tjetër. Pra, pas përfundimit të luftës së Kosovës (1999) Fatmiri rikthehet në Shqipëri, ku në fillim sikur gjendet paksa në zgrip të jetës, meqë traumat e përjetuara të luftës i kishin lënë pasoja të paparashikueshme, ku pa ditur kishte marrë “udhë të pakrye” siç thonë, duke u dhënë pas veprave të këqija, mirëpo për ta kthyer në binarët normalë të jetës sikur i kishte mjaftuar dashuria e vërtetë dhe e sinqertë ndaj të dashurës së tij, duke shpëtuar atë nga droga, plaçkitja, hajdutëria a burgu.

Romani “Ti”, si asnjë vepër tjetër letrare, as më pak apo as më shumë deri më tash, është në vazhdimësinë e veprave të tilla që mbrujnë tharmin e dashurisë së dyfishtë, sa atë njerëzor (në mes dy të rinjve) dhe atë atdhetar (Shqipëri e Kosovë), duke i përballuar në një si të vetme dhe unikate.

Prandaj, e themi me plot gojë dhe me sinqeritet të plotë se, një vepër si kjo veçsa e begaton opusin letrar të autorit, në njërën anë dhe të krijimtarisë sonë në anën tjetër.

You Might Also Like

Kartat e identitetit serbe për qytetet në Kosovë së shpejti do të jenë të pavlefshme në vendkalime

Elita 5 fiton edicionin 22 të “Netët e Klipit Shqiptar”

Kurti mori pjesë në hapjen e festivalit të teatrit `Burbuqe Berisha;

Rafet Rudi sjell para lexuesve librin e tij të kujtimeve

Aulona Inter Folk Festival sjell në Vlorë traditat e tetë vendeve pjesëmarrëse

Kosova Times September 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ngjarjes dhe bën thirrje të zbardhet rasti

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Edhe sot mot i ftohtë
Ukraina raportohet se ka përmbushur disa nga kushtet për bisedimet me BE-në
Protesta anti-Trump nën sloganin “Jo mbretër në ditën e presidentëve”
Kazakistani i ri në kryqëzimin midis Rusisë, Kinës dhe Perëndimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?