By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit
June 12, 2025
Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion
June 12, 2025
Ballkani Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin doganor
June 12, 2025
Goditi me shuplakë nxënësin, arrestohet mësuesja në veri
June 12, 2025
Ibrahimoviq: Mbështetja për Kosovën në KeE nuk rrezikon koalicionin
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shëndeti mendor nuk po konsiderohen më tabu nga rinia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Shëndeti mendor nuk po konsiderohen më tabu nga rinia
Ballina 1Shëndetësi

Shëndeti mendor nuk po konsiderohen më tabu nga rinia

Kosova Times
Last updated: 2023/05/06 at 4:27 PM
Kosova Times Published May 6, 2023
Share
SHARE

Rinia e Kosovës është vetëdijesuar për sa i përket shëndetit mendor. Prej pandemisë e tutje ata kanë kërkuar ndihmë psikologjike pa hezitim. Kështu thonë përfaqësues të organizatave psikosociale në vend. E zonat ku shoqëria nuk është e informuar për rëndësinë e shëndetit mendor mbesin problem.  Po ashtu pjesë e stigmës janë edhe institucionet që sipas organizatave e shohin të parëndësishëm shëndetin mendor dhe si rrjedhojë nuk investojnë në këtë drejtim.

Maji është muaj i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor në botë e tash e sa vite po shënohet edhe në Kosovë. Jehona Ruhani nga Organizata “Fearless Mind Kosova” në një bisedë për Radio Kosovën tha se rinia nuk po e konsideron tabu shëndetin mendor. Ajo tha se ata po kërkojnë këshilla te psikologët.

“Unë mendoj se gjeneratat e reja kanë filluar të ndryshojnë, ata nuk  po hezitojnë të kërkojnë ndihmë psikologjike”, tha ai.

Por problem mbeten personat që nuk janë të informuar. Veronë Përçuku nga organizata për Hulumtime Psikosociale dhe Mjekësore, tha se përveç zonave rurale ende ka nivele të larta të stigmës për shëndetin mendor edhe nëpër institucione.

“Edhe të vetë profesionistët është stigma tejet e lartë. Jo vetëm në popullatën e gjerë por edhe të ata që supozohet me pas informata dhe rrjedhimisht i kemi edhe institucionet politikëbërëse,  ku sa më shumë që po kemi kontakt me ta aq më shumë po e vërejmë që edhe te ata është stigma tejet prezente në këtë fushë, e për këtë ka edhe mungesë të fondeve ne këtë drejtim”, tha Përçuku.

Ajo tha se me realizimin e një ankete ka dalë se ka rritje të çrregullimit mendor.

“Ne kemi realizuar një anketë që do të publikohet shumë shpejt e që po del të jetë se kemi rritje të çrregullimeve të shëndetit mendor, kemi nivele të larta të ankthit,  depresionit edhe kemi nivele të larta të njerëzve që po duan të marrin ndihmë. Këtu flas  për një grup të shoqërisë që janë më  të ekspozuar ndaj informatave”, shtoi ajo.

Në kohën e pandemisë  janë rritur nivelet e frikës, ankthit dhe nivele të vetmisë si dhe çrregullime të depresionit dhe çrregullime të tjera, tha Përçuku.

Ajo tha se gjendja ekonomike po ndikon të rëndesat mendore të njerëzit. Pra janë faktorët e jashtëm dhe mjedisi i pashëndetshëm psikosocial që e çojnë individin në çrregullime të shëndetit mendor. Përçuku tregoi disa qendra që ofrojnë psikoterapi falas siç është “Diakonia”, “Linja e Jetës” e disa të tjera të cilat mund të gjenden në faqen e revistës “Psika”.

You Might Also Like

Osmani: Sot u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit me Tokion

Begaj kujton 26-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

Strehimi i 50 emigrantëve, DASH mirëpret vendimin e qeverisë

Osmani: Një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps

Kosova shënon Ditën e Çlirimit

Kosova Times May 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Milatoviq priti liderët rajonalë përpara fillimit të procesit Brdo – Brioni

Kosova Times Kosova Times October 7, 2024
Një Boeing 737 S7 u rrëzua për shkak të problemeve me motorin në Novosibirsk
Kina e interesuar te ndërtoje kanalin Moravë-Vardar
Gjysmëfinalet e dyta në Ligën e Parë të Meshkujve
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?