By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…
January 22, 2026
Pas funksionalizimit me Serbinë të Komisionit për Personat e Pagjetur gjatë luftës në Kosovë, kryenegociatori Besnik Bislimi në një intervistë dhënë për RTK-në tha se sot u arrit një sukses. “Pjesa më e madhe e kohës sonë ka kaluar me takime bilaterale, fillimisht pala kosovare me Bashkimin Evropian dhe pastaj pala serbe. Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot të funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për personat e pagjetur, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv”, deklaroi ai. Bislimi tha se në javët e ardhshme do të takohen zëvendësit e dialogut dhe do të bëhet përcaktimi i prioriteteve të para të këtij komisioni. “Kjo temë ka qenë kryesorja. Në pika të shkurtra janë prekur edhe elementet e tjera për të cilat pritet lëvizje në të ardhmen pas formimit të qeverisë”, deklaroi Bislimi. Marrëveshja u arrit pasi Peter Sørensen zhvilloi takime të ndara dhe të gjata me të dy kryenegociatorët.
January 22, 2026
Bislimi: Arritëm funksionalizimin e Komisionit për të Pagjeturit
January 22, 2026
Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Paqes
January 22, 2026
Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e Pagjetur
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Scholz: BE-ja t’i mbajë premtimet për integrimin e Ballkanit Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Scholz: BE-ja t’i mbajë premtimet për integrimin e Ballkanit Perëndimor
Ballina 2Rajon / Botë

Scholz: BE-ja t’i mbajë premtimet për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2023/05/09 at 1:05 PM
Kosova Times Published May 9, 2023
Share
SHARE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në BE.

Në një fjalim para Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës, Scholz bëri thirrje edhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe Ukrainës, Moldavisë e ndoshta edhe Gjeorgjisë, se e kanë vendin në Evropë“, tha Scholz.

“Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e veta. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh“, tha kancelari gjerman.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë më së shumti përparim në negociatat e anëtarësimit në BE, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur vitin e kaluar këto negociata. Bosnje e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, dhjetorin e kaluar.

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është premtuar qysh në vitin 2003, kur përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, të mbledhur në një samit në Selanik të Greqisë, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët për këtë qëllim.

Duke folur në Ditën e Evropës, që shënohet më 9 maj, Scholz tha se “sa më e bashkuar që është Evropa, aq më lehtë do të përballet me sfida”.

“Ne duhet të jemi edhe më të hapur ndaj tjerëve. Na duhet një BE e zgjeruar dhe e reformuar, një BE gjeostrategjike. Rrallëherë kemi qenë më të bashkuar sesa tash në përballje me agresionin e Rusisë [në Ukrainë]”, tha Scholz.

Kancelari gjerman tha, po ashtu, se Bashkimi Evropian po punon për të përmirësuar regjimin e sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ai është në favor të zgjerimit të propozuar të sanksioneve me përfshirjen edhe të kompanive kineze, Scholz tha se qëllimi është përmirësimi i sanksioneve ekzistuese dhe se paketa e ardhshme e sanksioneve nuk do të jetë e fundit.

You Might Also Like

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

Kosova Times May 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hovenier: Sulmet mbi EULEX-in dhe Policinë e Kosovës janë të papranueshme

Kosova Times Kosova Times December 11, 2022
Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi
France Press shkruan për prishjen e planifikuar të urës në Beograd përkundër protestave të qytetarëve
Sejmi i Polonisë e shpalli Rusinë “Sponsor Shtetëror të Terrorizmit”
Horoskopi ditor 26 janar 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?