By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kroacia përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kroacia përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare
Lajme

Kroacia përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare

Kosova Times
Last updated: 2023/05/09 at 8:19 PM
Kosova Times Published May 9, 2023
Share
SHARE

Në ditën e Evropës, 9 majin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, që për rastësi është edhe shteti i fundit që është bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Si dy shtete mike, aleate dhe partnere, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar që ta mirëpres sot në Kryeministri, ministrin e jashtëm kroat, Radman, të cilin e falënderoi për kontributin, ndihmën dhe mbështetjen e pareshtur të Kroacisë që nga koha e Federatës së ish-Jugosllavisë, pas luftës çlirimtare e deri te shpallja e pavarësisë.

Kroacia ishte një nga shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, teksa muajin tjetër shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Radman me zhvillimet aktuale, punën e qeverisë dhe arritjet kryesore të viteve të fundit. Progres ky që po mbështetet edhe nga raportet kredible ndërkombëtare, të cilat vit pas viti po e nxjerrin Kosovën si lidere në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, sidomos në fushën e demokracisë, lirive dhe të drejtave, sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.

Ministri Radman u shpreh falënderues për mikpritjen dhe përcolli të falat nga kryeministri kroat, Andrej Plenković. Ai e uroi kryeministrin për punën e mirë në qeverisje, ndërkohë që uroi Kosovën dhe popullin e saj për liberalizimin e vizave dhe kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, procese këto që kanë pasur mbështetje të fuqishme edhe të Kroacisë. Ai tha sa vendi i tij përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu kandidimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për Marrëveshjen Bazike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Planin e Zbatimit të saj, sipas dakordimit në Bruksel dhe në Ohër. Kryeministri e njoftoi ministrin Radman se në takimin e fundit të nivelit të lartë, që u mbajt javën e kaluar, ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazike, bazuar në modelin kroat të trajtimit të pakicave kombëtare serbe. Në lidhje me të, ai tha duke qenë vend anëtare e BE-se dhe e NATO-s, Kosova e sheh Kroacinë si tregim suksesi dhe model që duhet ndjekur për sa i takon të arriturave ekonomike dhe demokratike, por edhe për sa i përket respektimit të të drejtave të minoriteteve.

Kryeministri Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, Shefi i Stafit, Luan Dalipi, Këshilltari për Mbrojte dhe Siguri, Kolonel Ejup Maqedonci, Këshilltarja e Lartë e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nora Arapi, Këshilltarja politike e Kryeministrit, Zoje Surroi dhe Asistentja Ekzekutive e tij, Valë Gjonbalaj.

Ky ishte delegacioni i dytë ndërkombëtar që u mirëprit në Kryeministri këtë javë. Dje, kryeministri ishte nikoqir i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sobotka. ​/Kosovatimes/

You Might Also Like

Ngjarjet e ditës 27 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Kosova Times May 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

ASK: Rritet me rreth 5 përqind konsumi i energjisë

Kosova Times Kosova Times August 23, 2023
Pagesat në veri të vendit bëhen me dinarë por edhe me euro
Nëna e dy fëmijëve, vdes pasi iu nënshtrua ngritjes së të pasmeve
Këto janë qytetet ku jetojnë numri më i madh i miliarderëve në planet
Vihet gurthemeli i shtatores së Tony Blair-it në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?