By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
January 10, 2026
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Patriarku Kirill: Vdekja në Ukrainë “ju pastron nga mëkatet”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Patriarku Kirill: Vdekja në Ukrainë “ju pastron nga mëkatet”
Ballina 2Rajon / Botë

Patriarku Kirill: Vdekja në Ukrainë “ju pastron nga mëkatet”

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 3:25 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Udhëheqësi i Kishës Ortodokse në Rusi, Patriarku Kirill, u ka thënë ndjekësve të tij se “sakrifica e kryerjes së detyrave ushtarake i pastron nga të gjitha mëkatet”.

Ai i ka bërë këto komente pas rritjes së kritikave ndaj vendimeve të Kremlinit për mobilizim të pjesshëm të forcave ruse për luftën në Ukrainë.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se Rusia është përballur me 70.000-80.000 viktima prej nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Zyrtarët rusë kanë thënë se do të angazhojnë 300.000 rezervistë në luftë.

Megjithatë, mediat ruse kanë thënë se shënjestra reale janë 1 milion trupa, prandaj raportimet se edhe burrat e rinj pa eksperiencë ushtarake do të mund të angazhohen, ka nxitur kritika edhe nga zërat pro-Kremlinit.

Kirill, mbështetës i njohur i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë në të kaluarën se rusët janë duke bërë “vepër historike” duke vrarë ukrainasit, edhe pse ka bërë thirrje që të mos i shohin ukrainasit si armiq.

“Ne e dimë se shumë njerëz janë duke vdekur në fushëbetejë”, ka thënë Kirill në një kishë afër Moskës.

“Kisha është duke u lutur që kjo betejë të përfundojë sa më shpejt që është e mundur dhe që sa më pak vëllezër të vrasin njëri-tjetrin”.

Megjithatë, ka shtuar se “Kisha e pranon që nëse dikush, i shtyrë nga ndjenja e detyrës dhe nevoja për të mbajtur betimin, rri besnik ndaj detyrave ushtarake, atëherë ai, pa asnjë dyshim, është duke kryer detyrat që janë të barabarta me sakrificë”.

Kirill e konsideron luftën e Rusisë ndaj Ukrainës si mburojë ndaj Perëndimit dhe ka insistuar se “Rusia nuk e ka sulmuar kurrë askënd”.

Rreth 34 për qind e besimtarëve ortodoks në Ukrainë identifikohen sipas Kishës Ortodokse të Ukrainës, e cila më 2019 është ndarë nga kisha në Moskë.

Sipas një studimi të kryer më 2020, rreth 14 për qind e komunitetit ortodoks të Ukrainës, e konsiderojnë veten të lidhur sipas Kishës në Moskë.

Britania e Madhe e ka sanksionuar Patriarkun Kirill në muajin qershor, në kuadër të masave për të ndëshkuar Moskën për shkak të luftës në Ukrainë.

Ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, kur është pyetur për mundësinë që Shtetet e Bashkuara të veprojnë njëjtë, pati thënë se“askush nuk është i sigurt ndaj sanksioneve tona”.

Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Të prekurit nga përmbytjet presin t’u kompensohen dëmet

Kosova Times Kosova Times September 20, 2022
Republikani Mike Johnson bëhet kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë rifilluar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë. Ai ka thënë se shkalla e dytë e Komerciales ka rrëzuar vendimin skandaloz të “gjykatëses familjare”. Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se shkalla e dytë e ka rrezuar vendimin, sepse ka qenë joprofesional dhe shkelje e rëndë. “Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot. Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë”, ka shkruar Abdigjiku. Edhe Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka thënë se ka një lajmë të mirë për kryeqytetin. “Edhe Lajm i mirë për Kryeqytetin! Rinisin punimet në rrugën “Jim Xhema” (Rruga A). Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit”, ka shkruar Rama, në Facebook. Kujtojmë se një ditë më parë shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka rrëzuar aktvendimin për pezullimin e punimeve në këtë rrugë.
Kushtetuta e Kaçanikut, hallkë e shtetformimit të Kosovës
Plagoset një person në Mitrovicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?