By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet forumi debatues për sektorin pyjor të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Mbahet forumi debatues për sektorin pyjor të Kosovës
Lajme

Mbahet forumi debatues për sektorin pyjor të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/09/26 at 4:13 PM
Kosova Times Published September 26, 2022
Share
SHARE

Zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave donatore dhe ekspertë të pylltarisë po diskutojnë për rritjen e kontributit të sektorit pyjor në ekonominë e vendit si dhe për promovimin e menaxhimit dhe qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve. Në forumin debatues të organizuar nga programi për pylltari që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë, zbatuar nga FAO, u theksuan sfidat dhe propozimet afatgjate për mbrojtjen e resurseve dhe zhvillimin e sektorit. 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci theksoi se forume të tilla debatuese janë më se të nevojshme sidomos në kohë të tilla kur pyjet po marrin rol të veçantë në zhvillimin ekonomik, mjedisor dhe atë social.

“Kosovën e përbëjnë pyjet, pothuajse me gjysmën e territorit të vet. Andaj, na duhet të mendojmë disa herë para se të veprojmë një herë, në mënyrë që natyra me të cilën jemi bekuar, të mos vuaj nga veprimet dhe mos-veprimet tona. Pyjet janë pasuri kombëtare dhe njëherit janë pasuri për të cilën do thirremi në përgjegjësi nga gjeneratat që vijojnë. Andaj duhet patur kujdes në çdo hap që hedhim, për çdo degë të prerë, për çdo trung të mbjellë”, tha ministri Peci.

Eksperti ndërkombëtar i FAO-s për pylltari, Ekrem Yazici theksoi se pylltaria është një sektor shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. “Ne bashkarisht duhet të vlerësojmë se a kemi qeverisje të mirë dhe strukturë të mirë institucionale, si dhe të ndërmarrim hapat e nevojshëm për përmirësimin e gjendjes”, tha z.Yazici, duke ofruar gatishmërinë e FAO-s për mbështetje përmes programit që është duke u zbatuar aktualisht.

Gjatë forumit debatues janë përmendur nevoja urgjente për ndaljen e prerjeve të parregullta dhe ilegale në pyje, organizimin e edukimit profesional për pylltari dhe trajnime të përhershme për personelin e Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe të komunave, zvogëlimin e informalitetitt dhe rritjen e buxhetit dhe investime për sektorin e pylltarisë. Pjesëmarrësit e forumit po diskutojnë po ashtu për rëndësinë dhe nevojat për reformë institucionale si dhe edukimin në pylltari.

Forumi debatues për sektorin pyjor në Kosovë është i treti me radhë i dhe ka për qëllim të ofrojë konkluzione dhe rekomandime të shoqëruara me veprime të qarta në përmirësimin e gjendjes në sektorin pyjor të Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Kosova Times September 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Halimi: Kurti duhet të reflektojë

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
Maqedonci: Kosova e palëkundur për integrim në Traktatin e Atlantikut
Horoskopi ditor për 7 Prill
Lufta sprovon zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez
Avokati i Popullit ukrainas: Gjendet “Qelia e fëmijëve” në Kherson, ku të miturit u torturuan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?