By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një thesar i vërtetë në shtëpi: Ky produkt ushqimor i lirë zgjidh thembrat e ashpra, kërpudhat ..
July 31, 2025
Horoskopi ditor për 30 korrik
July 31, 2025
Përjetoni një udhëtim të paharrueshëm përgjatë Rivierës mahnitëse Turke
July 31, 2025
Vendet arabe dhe Turqia dënojnë për herë të parë sulmin e Hamasit më 7 tetor
July 30, 2025
Situatë e pazakontë: Një i ri i propozoi një vajze 43 herë, ajo më në fund pranoi: E dija që ajo
July 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden prezantoi një pako të re ndihme amerikane për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden prezantoi një pako të re ndihme amerikane për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Biden prezantoi një pako të re ndihme amerikane për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/05/21 at 1:41 PM
Kosova Times Published May 21, 2023
Share
SHARE

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, njoftoi të dielën, më 21 maj, një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, e cila përfshin municion, artileri dhe automjete të blinduara.

Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyi, i cili u mbajt në Japoni, Biden tha se ShBA-ja po bënë gjithçka që mundet për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës, në luftën e nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Biden u takua me presidentin ukrainas në margjinat e samitit të Grupit Shtatë (G7) në Hiroshimë, i cili mblodhi së bashku liderët e ekonomive kryesore të botës – ShBA-së, Japonisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Kanadasë.

Udhëheqësit e G7-s ia sinjalizuan Rusisë gatishmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës në terma afatgjatë, raporton Reuters.

Zelensky tha të dielën se ai “ia prezantoi botës formulën ukrainase të paqes me dhjetë pika”, gjatë një takimi me liderët botërorë në samitin në Japoni.

“Për sa kohë që pushtuesit janë në vendin tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë”, shkroi Zelensky në Twitter, duke theksuar se “bota ka fuqi të mjaftueshme për të detyruar Rusinë të bëjë paqe”.

“Bota jonë është e madhe, por ne jemi të gjithë së bashku në të. Që nga Japonia e deri te vendet arabe, nga Evropa në Amerikën Latine, ne gjejmë mbështetje për formulën tonë”, tha ai.

Mbështetja e G7-s për Ukrainën

Samiti i Hiroshimës u fokusua në luftën e Rusisë në Ukrainë, sigurinë ekonomike, investimet e gjelbra dhe situatën në rajonin Indo-Paqësor.

Kryeministri japonez Fumio Kishida vlerësoi të dielën se ishte “e rëndësishme” që liderët e G7-s treguan solidaritet për të mbështetur ligjin dhe rendin ndërkombëtar, gjatë samitit ku presidenti ukrainas ishte i ftuar.

Këtë deklaratë Kishida e bëri në një konferencë për shtyp, me të cilën e mbylli samitit tre-ditor në Hiroshimë.

Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në ditën e fundit të samitit iu dha mundësia për të fituar vëmendjen e vendeve si Brazili dhe India, shkruan Reuters.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se programet e mundshme të aleatëve për trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët luftarakë F-16 ishin një mesazh për Rusinë se nuk pritet sukses në pushtimin e Ukrainës, madje edhe nëse konflikti është afatgjatë.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione kundër më shumë se 300 objektivave, që synojnë të ndëshkojnë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Britania njoftoi planet për të ndaluar importet e diamanteve ruse, bakrit, aluminit dhe nikelit dhe njoftoi një valë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar kompanitë e lidhura me vjedhjen e dyshuar të grurit ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov vlerësoi se vendimet e G7-s në samit kishin për qëllim “frenimin e dyfishtë”, të Rusisë dhe Kinës.

Qasje e përbashkët ndaj Kinës

Liderët e G7-s njoftuan një qasje të përbashkët ndaj Kinës, duke dashur të “ulin rrezikun dhe jo të ndajnë” angazhimin ekonomik me vendin që konsiderohet “fabrika e botës”.

“Vendet e G7-s do të sigurojnë vazhdimin e investimeve të mëdha në Kinë, madje edhe përderisa reduktojnë ekspozimin ndaj rrezikut ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, theksoi rëndësinë e krijimit të pavarësisë ndaj zinxhirëve të furnizimit kinez, si dhe rezistimit të “shtrëngimit ekonomik” dhe kundërshtimit të “praktikave të dëmshme që dëmtojnë punëtorët”.

“Kjo do të thotë të mbrosh një grup të ngushtë teknologjish të avancuara kritike për sigurinë tonë kombëtare”, shtoi Biden.

Kryeministri britanik Rishi Sunak vlerësoi se Kina përfaqëson “sfidën më të madhe të epokës së sotme” për sa i përket sigurisë dhe prosperitetit global dhe se është “gjithnjë e më autoritare brenda dhe jashtë vendit”.

Në deklaratat e tyre, udhëheqësit e G7-s ia kanë bërë të ditur qëndrimet e tyre Pekinit lidhur me çështjet që nxisin përçarje, siç është Indo-Paqësori dhe Tajvani.

Kina kundërshtoi deklaratën e përbashkët të G7-s nga Hiroshima dhe u ankua te organizatori i samitit, Japonia, njoftoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

You Might Also Like

Vendet arabe dhe Turqia dënojnë për herë të parë sulmin e Hamasit më 7 tetor

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë në vitin 2026

Moska harton një listë të “rusofobëve”, përfshirë edhe Mattarellën

Zjarret pyjore shpërthejnë në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë. Mijëra hektarë pyje të shkatërruara

Rrëmbime masive të fëmijëve ukrainas, hakerët e HUR zbulojnë prova

Kosova Times May 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Statovci: Zgjedhjet çështje muajsh, por nëse ka konsensus mund të mbahen

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
Shoqatat e dala nga Lufta refuzojnë pjesëmarrjen në `Ditën e Çlirimit`
Sot mot kryesisht i vranët
Mungesa e mësuesve në Rusi ka arritur në 500 mijë njerëz
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?