By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Vdes komandanti i Apollo 13, Jim Lovell
August 9, 2025
Ambasada e Polonisë në Zagreb lëshoi një paralajmërim për qytetarët e saj për shkak të mashtrimit me akomodimin.
August 9, 2025
Osmani: DokuFest e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës
August 9, 2025
Hambari si trashëgimi e lashtë, vendi ku dikur ruheshin drithërat
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria mikpritëse e 24 mijë trupave ushtarake për “Defender 23”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria mikpritëse e 24 mijë trupave ushtarake për “Defender 23”
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria mikpritëse e 24 mijë trupave ushtarake për “Defender 23”

Kosova Times
Last updated: 2023/05/22 at 1:52 PM
Kosova Times Published May 22, 2023
Share
SHARE

Shqipëria për herë të dytë është bërë mikpritëse e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Evropiane e ShBA “Defender Europe”.

Në këtë stërvitje marrin pjesë 24 mijë trupa ushtarake shqiptare, evropiane dhe amerikane.

Në ceremoninë e hapjes së stërvitjes në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë paraditen e së hënës morën pjesë personalitete të larta të shtetit dhe ushtrisë shqiptare, ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, si dhe drejtues të lartë ushtarakë amerikanë.

Nëpër disa stenda ishin ekspozuar armatime të ndryshme.

Presidsenti i Shqipërisë Bajram Begaj tha se rëndësia e kësaj stërvitjeje është më e prekshme se kurrë dhe se vazhdueshmëria e kësaj manovre ushtarake është mëse e nevojshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues ne Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon e më gjerë”, theksoi presidenti.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është e privilegjuar që është mikëpritëse e kësaj stërvitjeje për herë të dytë.

“Shqipëria ka nderin të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë. Ky është një privilegj i posaçëm për Forcat tona të Armatosura, që janë pritëse dhe pjesëmarrëse. Për herë të dytë kjo stërvitje vë në pah përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake falë edhe mbështetjes së aleatëve tanë amerikanë dhe të tjerë të vendeve të NATO”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart “në nivelin e respektit ndërkombëtar”.
“[Shqipëria] sot është ulur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpembajtëse për çështjen e Ukrainës. Kjo është përgjegjësi e jashtëzakonshme, që vë në duke çfarë pjekurie dhe zhvillimi ka arritur vendi ynë”, tha Rama.

Ambasadorja amerikane në anën tjetër tha se kjo stërvitje tregon se ShBA, së bashku me vendet aleate, mund të kryejnë çdo mision.

“Në dy vite që prej Defender 2021, bota ka ndryshuar, Shqipëria dhe aleatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë. Nuk mund të mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, bashkimi bën fuqinë. Që nga Defender 2021, Shqipëria dhe ShBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku. Kemi ngritur dy pranitë e para ushtarake të ShBA-së në historinë e Shqipërisë. Defender 2023 do të na tregojë se së bashku me aleatët dhe partnerët ne mund të kryejmë çdo mision. Jemi krenar që e quajmë Shqipërinë aleate dhe mike”, tha Yuri Kim.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji tha se kjo stërvitje i tregon gatishmërinë e Shqipërisë dhe aleatëve të saj se janë të përgatitur për të përballuar çdo sfidë.

Në këtë stërvitje marrin pjesë 800 trupa ushtarake shqiptare, ndërsa marrin pjesë edhe ushtarakë nga 10 vende të ndryshme evropiane dhe nga ShBA-ja.

Për këtë stërvitje janë sjellë 7 mijë pajisje nga ShBA si dhe 13 mijë të tjera që janë nxjerrë nga depot e armatimeve të pozicionuara aktualisht në zonat ku do të kryhet stërvitja, e cila do të zgjasë deri më 2 qershor.

Stërvitja “Defender 2023” nisi një ditë më parë në Kosovë.

You Might Also Like

Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA

Vdes komandanti i Apollo 13, Jim Lovell

Erdogan për Gazën: Vendimi i Izraelit është i papranueshëm

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet

Kosova Times May 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Forcat speciale të IRGC-së kapin një anije konteinerësh të lidhur me Izraelin

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Zhduket turisti lituanez në Alpet Shqiptare, kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth
Kurti takohet me Plenkoviq, e falënderon për përkrahjen për anëtarësim në BE
Butikofer: Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit
Xhaferi hedh poshtë kërkesën e VMRO-së për mbajtjen e referendumit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?