By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja jep 150 milionë dollarë ndihma për zonat e çliruara nga Shteti Islamik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja jep 150 milionë dollarë ndihma për zonat e çliruara nga Shteti Islamik
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja jep 150 milionë dollarë ndihma për zonat e çliruara nga Shteti Islamik

Kosova Times
Last updated: 2023/06/08 at 1:52 PM
Kosova Times Published June 8, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 8 qershor se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofronin afro 150 milionë dollarë ndihma për zonat në Siri dhe Irak që u çliruan nga grupi ekstremist i Shtetit Islamik.

Blinken njoftoi për këto ndihma gjatë pjesëmarrjes në një konferencë të organizuar nga Arabia Saudite për ta luftuar grupin Shteti Islamik – i cili nuk kontrollon më asnjë territor, por filialet e të cilit ende kryejnë sulme në Afrikë, Azi dhe Lindje të Mesme.

Koalicioni Global për të mposhtur IS-in përfshin më shumë se 80 vende dhe vazhdon të koordinojë veprimet kundër grupit ekstremist, i cili më parë kishte kontrolluar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut. Blinken tha se zotimi prej 150 milionë dollarësh i ShBA-së është pjesë e një plani të ri për financim që arrin në më shumë se 600 milionë dollarë.

“Kushtet e dobëta humanitare dhe të sigurisë. Mungesa e mundësive ekonomike. Këto janë lëndë djegëse për llojin e dëshpërimit me të cilin ISIS [Shteti Islamik] ushqehet dhe rekruton”, tha ai në një fjalim të shkurtër në hapjen e konferencës. “Pra, ne duhet të qëndrojmë të përkushtuar ndaj qëllimeve tona të stabilizimit”.

Blinken nuk e specifikoi, por agjencia e lajmeve AP raporton se ndihmat amerikane për Sirinë pritet të rrjedhin përmes aleatëve kurdë,OKB-së ose grupeve ndërkombëtare të ndihmës, në një kohë kur ShBA-ja dhe vendet e tjera të Perëndimit kanë vendosur sanksione ndaj qeverisë së presidentit sirian, Bashar Assad.

Blinken ishte njëri ndër organizatorët e konferencës si pjesë e një vizite dyditore në Arabinë Saudite, në të cilën ai u takua me zyrtarë të lartë sauditë, përfshirë udhëheqësin de fakto të vendit, princin e kurorës, Mohammed bin Salman. Blinken mori pjesë gjithashtu në një takim të ministrave të jashtëm të Gjirit.

Shtetet e Bashkuara janë detyruar të rikalibrojnë aleancën e tyre prej dekadash me Arabinë Saudite, ndërsa mbretëria kërkon të transformohet në një lojtar global të palidhur me Uashingtonin.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Blinken u angazhua në diskutime të gjera me zyrtarë sauditë dhe zyrtarë të tjerë për disa tema, përfshirë përfundimin e luftës në Jemen, mbështetjen e një armëpushimi në Sudan të ndërmjetësuar nga ShBA-ja dhe Arabia Saudite dhe reduktimin e përplasjeve izraelito-palestinez.

Në deklaratë thuhej se ai ngriti gjithashtu shqetësime për të drejtat e njeriut, por nuk ishte e qartë nëse ai i kishte bindur sauditët ta lironin ndonjë të burgosur ose të hiqnin ndalesat në udhëtime.

You Might Also Like

Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

Kosova Times June 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Parashikimi i motit, 20 Tetor ne Shqiperi

Kosova Times Kosova Times November 20, 2024
Mish viçi me kumbulla të thata
Kurti në Podujevë lanson programin kombëtar “Sport në shkolla”
Taxhikistani ka mohuar deklaratën e Patrushev për rekrutimin e mercenarëve të Ukrainës në Dushanbe
Hoxha: 600 raste aktive me tuberkuloz, Kosova më së keqi në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?