By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xhaçka: Mbështesim Kosovën, por jo kur e ka gabim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Xhaçka: Mbështesim Kosovën, por jo kur e ka gabim
Ballina 2Rajon / Botë

Xhaçka: Mbështesim Kosovën, por jo kur e ka gabim

Kosova Times
Last updated: 2023/06/15 at 3:01 PM
Kosova Times Published June 15, 2023
Share
SHARE

Edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka kërkuar që Serbia t’i lirojë sa më shpejt tre zyrtarët policorë të Kosovës.

“Kapja e tre policëve në veri të Kosovës nga ushtria serbe, e ndërlikon akoma më shumë situatën. Kam komunikuar me komandantin e KFOR-it dhe jemi në pritje të përfundimit të hetimeve. Në bisedën që pata me komandantin e KFOR-it, ai ma bëri të qartë, që raporti që prodhohet, ndahet vetëm me NATO-n dhe që si vend anëtar i NATO-s, por jo vetëm, si vend që e ka Kosovën interes kombëtar, gjysmën e kombit të vet, Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim konstruktiv, të vetmin qëndrim në fakt, që e shtensionon situatën dhe e mbështet realisht Kosovën”, ka thënë ajo në një fjalim para Parlamentit të Shqipërisë.

Sipas saj, Kosova duhet të tregojë maturi në këtë situatë.

“Jemi të shqetësuar pasi aleatët e partnerët e gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë te Kosova. Kjo dobëson në mënyrë shqetësuese pozitat e Kosovës në sytë e SHBA-së dhe BE-së. Deklaratat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe. Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, pasi vetëm sa do të përshkallëzonte më shumë situatën. Do të dëmtonte mbi të gjitha vetë Kosovën dhe rajonin ekonomikisht, por edhe në sytë e aleatëve”.

Një ditë më parë reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili iu përgjigj kritikëve në rrjetet sociale për mungesën e një reagimi nga e tij në lidhje me këtë çështje.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Rama theksoi se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe mban të njëjtën linjë me ta, për të pritur fjalën e KFOR-it, që po heton rastin dhe nga ana

Kryeministri i Shqipërisë anuloi mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës dhe tha se kishte kërkuar një takim në një format më të ngushtë me homologun kosovar, Albin Kurti.

Ai tha se mbetet në pritje të reagimit të Kurtit për një takim mes tyre, ndërsa paralajmëroi se “një plan i frikshëm sanksionesh është gati për t’u zbatuar ndaj Kosovës”.

Deputetët e opozitës në Shqipëri, e kanë cilësuar të turpshme anulimin e takimit mes dy qeverive, dhe kanë thënë se me këto qëndrime, kryeministri Rama po e dëmton Kosovën.

Që nga tensionimi i situatës në pjesën veriore të Kosovës, në fund të majit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur qëndrim kritik në raport me veprimet e institucioneve kosovare.

Këto zhvillime shihen si pikë e ulët në raportet ndërshtetërore Kosovë-Shqipëri.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times June 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani priti komandantin e ri të KFOR-it, temë bashkëpunimi për sigurinë

Kosova Times Kosova Times October 8, 2025
NYT: Rusia ka marrë iniciativën në pjesën më të madhe të frontit në Ukrainë
SHBA u dërguan një mesazh ushtarëve të Koresë së Veriut që mbërritën në Rusi: Do të ktheheni me çanta trupash
Shkencëtarët rusë kanë propozuar krijimin e ushqimit për rusët nga ajri
Rrëfimi dramatik i të moshuarit: Vëllan e mbyta dhe e godita me sëpatë, sepse ma ngacmonte gruan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?