By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një labirint sa madhësia e Austrisë: Një qytet që tërheq gjithnjë e më shumë turistë çdo vit – humbuni
August 24, 2025
Ky është klubi i natës më i madh në Evropë! Mund të mbajë 15,000 persona
August 24, 2025
3 ushtarë rusë fajtorë për krimet e luftës në Bucha të vrarë në Luhansk
August 24, 2025
Diktatori dhe vajza e tij: Çfarë është gati t’i japë Kim Jong-un Putinit dhe familjes së tij
August 24, 2025
BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e këshilltarëve shqiptarë
August 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Kurti të veprojë siç duhet, ta pranojë planin trepikësh të BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier: Kurti të veprojë siç duhet, ta pranojë planin trepikësh të BE-së
Ballina 1Lajme

Hovenier: Kurti të veprojë siç duhet, ta pranojë planin trepikësh të BE-së

Kosova Times
Last updated: 2023/06/22 at 3:32 PM
Kosova Times Published June 22, 2023
Share
SHARE

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se pret që kryeministri Albin Kurti ta pranojë sot në Bruksel planin trepikësh të BE-së për deeskalim të situatës në veri, pasi sipas tij, kjo është mënyra e duhur për të ndalur tensionet.

“Është vështirë të them se çfarë presim, shpresa jonë është që të gjejmë një rrugë për përparim. BE-ja ka qenë e qartë dhe ShBA-ja e ka mbështetur pikëpamjen për planin tre-pikësh për të arritur deeaskalimmin në veri, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrje të serbëve dhe të vazhdojmë me implementimin e plotë nga të dy palët të marrëveshjeve që janë arritur. Shpresa jonë është që kështu të dalim nga kjo situatë”, tha Hovenier pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën tha se biseduan për një numër problemesh, duke përfshirë situatën e tanishme në veri të Kosovës.

Hovenier tha se ekziston një zgjidhje afatshkurtër për deeskalim të situatës, që është plani tre-pikësh i BE-së.

Ambasadori tha se të gjithë aleatët perëndimorë e kanë përkrahur planin trepikësh dhe se nga Kurti presin që ta pranojë këtë dhe të veprojë në mënyrë të duhur.

“Ai është kryeministër nga zgjedhje demokratike të vendit, dhe ai ka përgjegjësi në atë drejtim. ShBA-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë në NATO dhe shumë të tjerë i kanë shprehur Kurtit pritjet tona se si ai do e menaxhojë situatën në veri. Siç e përmenda, ne të gjithë po e mbështetim planin tre-pikësh të BE-së dhe shpresa jonë është që ai ta pranojë këtë dhe të veprojë në mënyrë të duhur”, deklaroi Hovenier.

Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq pritet të takohen pasditen e sotme në Bruksel. /Kosovatimes/

You Might Also Like

BDI: VLEN mbron planin e VMRO-së për zvogëlimin e këshilltarëve shqiptarë

Osmani: Zgjedhjet janë referendum për dinjitetin e shqiptarëve

Kurti për Zhejin: Një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar

Osmani në Alpbach: Kosovë dhe Europa për vlera demokratike

27 aksidente me të lënduar dhe 1999 tiketa në 24 orët e tundit

Kosova Times June 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Hi-tech

Pentagoni pranoi problemet me bllokimin e Internetit satelitor të Elon Musk nga trupat ruse

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Human Rights Watch reagon për protestat në Iran
Xavi Simons i Leipzig pritet të mungojë disa javë
Szunyog: Masat e BE-së anulohen sa më shpejt që Kosova të kontribuojë në shtensionimin e situatës në veri
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?