By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti publikon tetë pikat që thotë se de-eskalojnë situatën në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti publikon tetë pikat që thotë se de-eskalojnë situatën në veri
Ballina 1Lajme

Kurti publikon tetë pikat që thotë se de-eskalojnë situatën në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/06/29 at 3:42 PM
Kosova Times Published June 29, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publike tetë pika për të cilat siç thotë ai qojnë në de-eskalim të situatës në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kurti tha se këto pika ia ka propozuar kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, javën e kaluar kur ky i fundit sipas tij propozonte një ‘tryezë për hapa de-eskalimi’ të situatës në pjesën veriore të Kosovës.

Pika e parë sipas kryeministrit Kurti nënkupton se Kosova është e gatshme ta bëjë është “reduktimi i pranisë së Policisë së Kosovës në ndërtesat komunale dhe rrethina e tyre”, por kjo sipas tij bëhet vetëm nëse reduktohet dhuna në atë pjesë.

Pika tjetër përfshinë qasje të plotë në proceset gjyqësore të kryesve të dhunës, dhe monitorimi i proceseve, nga ana e EULEX-it dhe OJQ-ve të interesuara të të drejtave të njeriut.

Pika tjetër përfshinë zgjedhje të parakohshme përmes peticionit për tërheqje të kryetareve aktualë i cili duhet të përkrahet nga të paktën 20 për qind të elektoratit në atë pjesë dhe pika e fundit përfshinë dorëzimin e autoritetit nga kryetarët aktual të kryetarët e rinj, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Kurti ka thënë se nga Serbia pritet po ashtu që të bëjë tërheqjen e protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale, të zotohet për bashkëpunim në paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve të dhunës gjatë protestave në veri.

Më tej Kurti, tha se Serbia duhet të reduktojë gatishmërinë e forcave të armatosura si dhe të “mos pengojë apo ndërhyjë në të drejtën e qytetarëve të përkatësisë serbe të Kosovës dhe të gjitha partive politike për të marrë pjesë lirshëm, pa asnjë frikësim, detyrim apo ndikim korruptiv, në procesin e zgjedhjeve lokale të Kosovës”.

“Ne besojmë se duhet të ndërmerren veprime urgjente drejt këtij qëllimi dhe jemi të etur dhe të gatshëm të angazhohemi për hapa konkretë që mbështesin qëllimet e de-eskalimit dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Kurti.

Të enjten, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbështeti idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

“Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me ShBA-në.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë i ka rritur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.

Tash e një muaj, banorët lokalë atje kundërshtojnë kryetarët shqiptarë të komunave, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Protestat e tyre janë përshkallëzuar edhe në përleshje të dhunshme mes demonstruesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

Ka pasur, po ashtu, disa raporte për sulme me granata dore dhe mjete të tjera në atë zonë.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times June 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

IKShPK: Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe ata me sëmundje kronike

Kosova Times Kosova Times December 26, 2023
Përfaqësuesit e Ozilit mohojnë pensionimin e tij nga futbolli
BBC publikon video të dënimit te adoleshenteve për shikimin e dramave në Korenë e Veriut
FSK nis kërkimet për 29-vjeçarin në Shqipëri
Hyseni në Sofje falënderon Bullgarinë për kontributin e saj në KFOR
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?