By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çizme të Vjetra Money: Aksesori përfundimtar
December 20, 2025
4 ngjyra manikyrësh që janë gjithmonë dhe përgjithmonë në trend
December 20, 2025
Këto janë mokasinat më të kërkuara në botë
December 20, 2025
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të paktën katër të vrarë gjatë të shtënave në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Të paktën katër të vrarë gjatë të shtënave në ShBA
Ballina 2Rajon / Botë

Të paktën katër të vrarë gjatë të shtënave në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2023/07/04 at 10:17 AM
Kosova Times Published July 4, 2023
Share
SHARE

Të paktën katër persona janë vrarë dhe dy fëmijë janë plagosur gjatë të shtënave masive në qytetin amerikan të Filadelfisë, tha policia.

Viktimat ishin të gjithë burra nga 20 deri në 59 vjeç, tha zyrtarja policore Danielle Outlaw, ndërkaq një nga fëmijët e plagosur është dy vjeç, ndërkaq tjetri 13.

Policia ka arrestuar sulmuesin e dyshuar, një 40-vjeçar që kishte të veshur një jelek antiplumb dhe ishte i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë. Ai u arrestua pranë vendit ku ndodhën të shtënat në lagjen Kingsesing, tha Outlaw.

“Nuk e di nëse ka qëlluar me pushkë apo me revole kur ne po e ndiqnim, por ai vazhdimisht ka hapur zjarr përderisa zyrtarët policorë po e ndiqnin”, tha ajo.

Policia ka rrethuar me shirita skenën e krimit, që sipas Outlaw shtrihet në të paktën tetë blloqe të qytetit.

“Nuk e kemi idenë pse ndodhën të shtënat. Siç ju thash, ne kemi arrestuar një person”, tha ajo.

Policia po ashtu ka arrestuar edhe një person që besojnë se ka hapur zjarr drejt sulmuesit.

“Në një moment kur viktimat po qëlloheshin, kemi pasur një person tjetër që ne besojmë që disi erdhi deri te posedimi i një arme dhe i ktheu zjarrin sulmuesit. Ai person është arrestuar”, tha Outlaw.

Të shtënat që ndodhën të hënën janë ngjarja e 341-të e dhunës me armë në ShBA që është regjistruar këtë vit, sipas Arkivit për Dhunë me Armë. Vetëm gjatë këtij viti, 21.696 persona janë vrarë, përfshirë 12.144 vetëvrasje.

Vitin e kaluar, 44.357 persona u vranë nga dhuna me armë në ShBA dhe mbi gjysma e tyre ishin vetëvrasje.

You Might Also Like

Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

Kosova Times July 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Theren me thikë dy persona në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Von der Leyen: E alarmuar me raportimet për shpërthim në Poloni
Përvjetori i operacionit në Kroaci ‘Oluja’, 30 vjet më parë
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Prishtine
Vdekja e vajzës 4-vjeçare, KOMF kërkon hetim dhe veprim të menjëhershëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?