By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Njoftimi i Trump për armatosjen e Ukrainës dhe vendosjen e tarifave ndaj Rusisë shënon një kthesë të plotë.
July 15, 2025
Axhenda ndërkombëtare
July 15, 2025
Moti në Shqipëri kryesisht i qëndrueshëm
July 15, 2025
Horoskopi ditor për 15 korrik
July 15, 2025
Moti sot me diell e vranësira të shpërndara
July 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Eurodeputetët kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Dodikut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Eurodeputetët kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Dodikut
Ballina 2Rajon / Botë

Eurodeputetët kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Dodikut

Kosova Times
Last updated: 2023/07/05 at 12:55 PM
Kosova Times Published July 5, 2023
Share
SHARE

Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me rajonin e Ballkanit Perëndimor, kanë kërkuar që të vendosen sanksione ndaj liderit të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, për shkak të veprimeve të tija secesioniste që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës.

Shefi i Komisionit për politikë të jashtme, David McAllister, raportuesi për Bosnje e Hercegovinën, Paulo Rangel, dhe shefi i delegacionit për Kosovën dhe BeH-në, Romeo Franz nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë kërkuar masa urgjente nga BE-ja ndaj Millorad Dodikut.

“Nuk mund të tolerojmë më secesionistët dhe mbështetësit e tyre që në mënyrë sistematike të rrezikojnë Bosnje e Hercegovinën“, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata dënojnë vendimin e Asamblesë së entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë për të mos pranuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH-së, të cilin vendim e konsiderojnë sulm direkt nja rendit Kushtetues dhe ndaj marrëveshjes së Dejtonit.

“Në dritën e provokimeve të fundit të presidentit Dodik dhe zyrtarëve tjerë udhëheqës të Republikës Sërpska, nevojiten urgjentisht veprime shtesë nga Bashkimi Evropian. Parlamenti Evropian vazhdimisht ka kërkuar nga Këshilli që të kalojë nga deklaratat verbale në veprime specifike ndaj atyre që qëllimisht rrezikojnë rendin kushtetues dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës. Është koha e fundit për BE-në dhe vendet anëtare që më në fund të vendosin sanksione ndaj Millorad Dodikut, i cili tashmë është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e madhe“, thuhet në këtë deklaratë.

Ata kanë tërhequr vërejtjen se kredibiliteti i Bashkimit Evropian është në pikëpyetje dhe BE-ja nuk mund më vetëm të kënaqet me deklarata verbale në mbështetje të veprimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, por duhet që në mënyrë aktive të ndërmarrë masa.

You Might Also Like

Njoftimi i Trump për armatosjen e Ukrainës dhe vendosjen e tarifave ndaj Rusisë shënon një kthesë të plotë.

Axhenda ndërkombëtare

Është e qartë se kush është shefi: Si e bindi Melania -Trumpin të ndryshojë mendje për Putinin

Trump njoftoi furnizime me armë për Ukrainën me shpenzimet e Evropës

Mbi 10 miliardë euro të premtuara, mbi 200 marrëveshje të nënshkruara në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës

Kosova Times July 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

FSK pajiset me autoblinda nga SHBA-ja

Kosova Times Kosova Times July 14, 2025
GJKKO lë në burg kryebashkiakun Veliaj
Vulin: Serbia nuk do ta përmbushë kurrë pritjen e BE-së, njohjen e Kosovës
Ambasada e Shqipërisë hap aplikimet për mësues të gjuhës shqipe në Greqi
Prokurorja publikon fotografi në Speciale: Viktimat e Sali Mustafës torturoheshin këtu, ishin të gjithë shqiptarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?