By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Jugut do ta “zgjerojë shkallën” e ndihmës për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Koreja e Jugut do ta “zgjerojë shkallën” e ndihmës për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Koreja e Jugut do ta “zgjerojë shkallën” e ndihmës për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/07/15 at 3:57 PM
Kosova Times Published July 15, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është zotuar të shtunën se do ta “zgjerojë shkallën” e ndihmës humanitare në Ukrainë.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një samiti të zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev.

Seuli “do ta zgjerojë shkallën e furnizimeve për dallim nga viti i kaluar, kur kemi dërguar materiale si helmeta dhe jelekë anti-plumbë”, ka thënë ai në një konferencë për media, pas takimit.

Yoon, i cili më herët e ka vizituar edhe qytetin ukrainas të Buçës – pa paralajmërim – ka shtuar se ndihma humanitare do të rritet në 150 milionë dollarë më 2023, për dallim nga 100 milionë dollarë vitin e kaluar.

Koreja Jugore, eksportuesja e nëntë më e madhe në botë e armëve, ka dërguar ndihmë humanitare në Ukrainë si dhe i ka shitur tanke dhe obusë Polonisë – aleates kyçe të Kievit, teksa Ukraina e lufton pushtimin rus.

Megjithatë, Koreja e Jugut e ka respektuar politikën e mosdërgimit të armëve në zonat aktive të konfliktit, pavarësisht kërkesave të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe vetë Ukrainës që të bëjë më shumë.

Ekspertët paralajmërojnë se Koreja e Jugut është në pozicion të ndërlikuar për shkak të lidhjeve ekonomike që i ka me Rusinë, si dhe për shkak të ndikimit që ka Moska në Korenë Veriore, vend me të cilin Seuli është teknikisht në luftë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

Aksident tragjik në Vragoli, humb jetën një person

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Kosova Times July 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Maqedonci: Bazat ushtarake të Serbisë paraqesin kërcënim për stabilitetin

Kosova Times Kosova Times February 28, 2024
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
Ukrainasi hoqën flamurin në një qytet të rëndësishëm, kapëm 100 rusë që në mëngjes”
Si e eksporton Rusia drithin ukrainas si të vetin
Ngjarjet e datës 13 prill
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?