By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disko McDonald’s në Budapest – ushqim i shpejtë me ritmin e shpejtë të qytetit
October 8, 2025
Fshati më i lartë në Evropë: Një vend ku njerëzit jetojnë të shkëputur nga bota për gjashtë muaj të vitit
October 8, 2025
Ura e Paqes që shkaktoi një grindje midis bashkëqytetarëve: Një spektakël i lehtë që mbart një mesazh të rëndësishëm
October 8, 2025
Një recetë që zgjat 30 minuta dhe vetëm pak përbërës
October 8, 2025
Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina: Raketat ruse kanë shpesh pjesë të vendeve të Perëndimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ukraina: Raketat ruse kanë shpesh pjesë të vendeve të Perëndimit
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina: Raketat ruse kanë shpesh pjesë të vendeve të Perëndimit

Kosova Times
Last updated: 2023/07/15 at 7:10 PM
Kosova Times Published July 15, 2023
Share
SHARE

Raketat ruse dhe raketat lundruese shpesh përbëhen edhe nga pjesë të Gjermanisë dhe vendeve tjera perëndimore, pavarësisht vendosjes së sanksioneve, ka thënë Vladyslav Vlasiuk, komisionar për sanksione në zyrën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Çdo ditë në vendin tonë, njerëzit vriten nga predhat”, ka thënë Vlasiuk për të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.

Sipas tij, shumë prej plumbave “përmbajnë pjesë të prodhuara prej shteteve perëndimore”.

Sipas Ukrainës, diçka e tillë ndodh sepse sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë shmangen përmes shteteve tjera.

Vlasiuk veçse i ka njoftuar ambasadorët e Perëndimit në Kiev lidhur me këtë çështje, ka raportuar gazeta gjermane.

Sipas raportit dërguar ambasadorëve, pjesa më e madhe e pjesëve të kontrabanduara e kanë pasur pikënisjen nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Gjermania dhe Japonia.

Sipas të dhënave, Rusia e ka dyfishuar sasinë e prodhimit të raketave balistike dhe atyre lundruese, nga 512 në 1.061, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Pjesët gjermane dyshohet të jenë përdorur në raketat lundruese Kh-101 dhe variantet 9M728 dhe 9M729 të raketave lundruese Iskander.

Edhe raketat hipersonike ruse Kh-47M2 Kinschal besohet se kanë pjesë gjermane.

Sipas informacioneve ukrainase, një total prej 16 kompanive gjermane kanë ofruar materiale dhe shërbime për këto armë.

Eksportet besohet të jenë kryer përmes rrugëve në Kinë, Azinë Qendrore, Kaukaz dhe Turqi.

Sipas raportit, disa kompani mund edhe të mos e kenë ditur se ku po shkojnë produktet e tyre.

Ka edhe zëra se ato pajisje janë dërguar në Rusi para se të niste lufta.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Serbia mbetet në duart e Putinit edhe nëse Rusia largohet nga NIS: Vetëm rënia e regjimit të Vuçiçit do të sjellë ndryshim

Makina luksoze të kontrabanduara nga Gjermania në Itali. Miliona euro të sekuestruara

Trump pranon se negociatat me Putinin janë më të vështira se bisedimet për paqen në Gaza

Shahed Swarm godet qytetin e lindjes së Zelensky-t

Një tren mallrash dhe objekte energjetike u goditën në Ukrainë

Kosova Times July 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Policia: Bashkëpunimi rezulton në identifikimin e personit të kërkuar

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Bordi i hapë rrugë organizimit të edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK
Shqiptarët pushtojnë Dortmundin, 50 mijë tifozë ndaj Italisë
Hacker kritikon presidentin bavar për medaljen në Beograd
Si maniaku sadist moskovit vrau dhe përdhunoi gra për vite me radhë (+18)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?