By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murphy: Shtensionimi në veri të Kosovës i hap rrugë dialogut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Murphy: Shtensionimi në veri të Kosovës i hap rrugë dialogut
Ballina 1Lajme

Murphy: Shtensionimi në veri të Kosovës i hap rrugë dialogut

Kosova Times
Last updated: 2023/07/19 at 9:39 PM
Kosova Times Published July 19, 2023
Share
SHARE

Senatori amerikan Chris Murphy i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen për shtensionimin e situatës në komunat në veri përmes organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, Senatori Murphy thekson se një sërë masash si, mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, tërheqja e njësive speciale dhe lirimi i të arrestuarve, do të çojnë në uljen e tensioneve.

Ai gjithashtu theksoi se Serbia duhet t’i inkurajojë banorët serbë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor.

“Nëse hyjmë në rrugën e shtensionimit, duke tërhequr njësitë speciale të policisë dhe duke organizuar zgjedhjeve të reja, mendoj që kemi një mundësi që gradualisht ta kthejmë dialogun në drejtimin e duhur,” deklaroi zoti Murphy.

Shtetet e Bashkuara, krahas shteteve kryesore të Bashkimit Evropian, kanë shtuar kërkesat e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë për të shtensionuar gjendjen në tre komunat veriore të Kosovës, që së fundi u shndërruan në arenë përplasjesh mes forcave policore të Kosovës, protestuesve serbë dhe forcave paqëruajtëse të NATO-s. Situata në veri u përshkallëzua pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin prill, të cilat u bojkotuan nga serbët. Kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, të kundërshtuar nga serbët, morën detyrën me mbështetjen e policisë.

Senatori Murphy theksoi se do të preferonte që SHBA-të të merrnin një rol më aktiv në shtensionimin e situatës në rajon.

“Dua që ta konfirmojmë sa më parë ndihmës-sekretarin e ri për Evropën, (James O’Brien) pjesërisht për shkak se i emëruari i Presidentit Biden për këtë pozitë ka një përvojë të gjatë në rajon. Shumë shpejt do të kemi një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit të konfirmuar që e njeh Kosovën, e njeh Serbinë, e njeh rajonin dhe do të mund të mbështes përpjekjet e ambasadës tonë si dhe punën që po bën zoti Escobar. Kemi një mundësi reale që SHBA-të të shtojnë angazhimin pasi i emëruari i ri i Presidentit Biden është emër i njohur dhe me përvojë në rajon.”

Senatori Murphy u pyet edhe për vendimin e ShBA-ve për të sanksionuar shefin e zbulimit të Serbisë Aleksandar Vulin, zyrtar pro-rus i Serbisë, i afërt me Presidentin serb Vuçiç.

“Nëse Serbia me të vërtetë e do një të ardhme si pjesë e Evropës, nuk mund ta ketë shefin e zbulimit të angazhuar në koordinim të hapur me rusët në këtë kohë. Dhe ua kemi bërë të qartë jo vetëm Serbisë, por të gjithë miqëve tanë, se do të ketë pasoja nëse vendosin të mos ju bashkohen sanksioneve, nëse janë pjesë e aktiviteteve sekrete me rusët. Ne duam që Serbia të jetë pjesë e lëvizjes euro-atlantike, duam që ata të kenë të ardhme evropiane”, tha ai.

Zoti Murphy tha se është në interesin e Serbisë që të dërgojë mesazhin se agresioni rus në Ukrainë nuk mund të tolerohet.

Por një ish-ligjvënës amerikan, ish kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, shpreh kritika ndaj qëndrimit të Departamentit të Shtetit për mënyrën se si po i qaset tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës.

Në një artikull-opinion të botuar në revistën ‘Foreign Policy’ të martën, zoti Engel shkruan se “Shtetet e Bashkuara po e ledhatojnë Vuçiçin, një gjysmë-autokrat bullist dhe se në rrugë e sipër, po mbajnë vetë një qëndrim disi bullist ndaj Kosovës, duke i bërë presion vendit më të vogël dhe më të dobët”.

“Ky qëndrim nuk u bën nder Shteteve të Bashkuara dhe ka ardhur koha të ndryshojë”, shprehet ish ligjvënësi Engel.

You Might Also Like

Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë

Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës

Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët

Zelensky bisedë telefonike me Ramën

Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

Kosova Times July 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Imazhet satelitore tregojnë forcimin e ushtrisë ruse në Bjellorusi

Kosova Times Kosova Times November 12, 2022
Mehmeti ia apostrofon vetes rezultatet e BQK-së të vitit 2023
Zjarret po shpërthejnë në Greqi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bullgari
Kreu i Departamentit të Shtetit kërcënoi Kinën me sanksione të reja për mbështetjen e Putinit
Delegacioni i Hamasit diskuton me zyrtarët në Moskë për lirimin e pengjeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?