By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre rreth shtensionimit në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre rreth shtensionimit në veri
Ballina 1Lajme

ShBA dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre rreth shtensionimit në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/07/28 at 3:03 PM
Kosova Times Published July 28, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, diskutuan, ndër tjerash, për situatën në Ballkanin Perëndimor gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë më 27 korrik.

Sipas deklaratës së përbashkët të liderëve të ShBA-së dhe Italisë, të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, ndër pikat e diskutimit në takimin e tyre ishte sigurimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, rajon ku bëjnë pjesë Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovina.

“Shtetet e Bashkuara dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e tyre të kamotshme për integrimin euroatlantik të rajonit”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se dy vendet do “të përforcojnë koordinimin për të favorizuar de-përshkallëzimin”, mirëpo nuk specifikohet se për çfarë përshkallëzimi bëhet fjalë.

Situata në pjesën veriore të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – ka qenë e tensionuar që nga 26 maji i këtij viti, kur kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut – hynë në objektet komunale.

Serbët lokalë kanë protestuar që nga 26 maji, ndërsa tensionet kishin kulmuar më 29 maj kur pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ishin lënduar gjatë përleshjeve me protestuesit.

Në deklaratën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se ShBA-ja e “mirëpret angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe EUFOR-it”.

Në mesin e ushtarëve të lënduar nga përleshjet e 29 majit ishin edhe 11 ushtarë italianë, si dhe 19 ushtarë hungarezë.

Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës janë kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar për shtensionim të situatës në veri, që është përkeqësuar dy muaj më parë.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian konfirmoi se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

You Might Also Like

Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë

Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025

Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës

Kupina: Behrami po shpif, Presidenca nuk vazhdon mandat të Speciales

Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit

Kosova Times July 28, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Da Silva Inacio ‘Ylli i Javës’

Kosova Times Kosova Times August 12, 2024
Turqia dënon sulmin në veri, bën thirrje për përmbajtje
“E shijshme – dhe pike”, e cila zëvendësoi McDonald’s, doli të jetë joprofitabile
Rusia ia zgjat paraburgimin gazetares së REL-it, Alsu Kurmasheva
Prokuroria ruse do të transferojë në Akhmat mercenarët serbë që u ankuan te Putini
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?