By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për Kosovën prioritet integrimi euroatlantik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Për Kosovën prioritet integrimi euroatlantik
Ballina 1Lajme

Për Kosovën prioritet integrimi euroatlantik

Kosova Times
Last updated: 2022/10/08 at 5:15 PM
Kosova Times Published October 8, 2022
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Prishtinë tha se Kosova dhe vendet tjera janë të rrezikuara nga sfida të shumta , mbesin tw pwrkushtuara për partneritet dhe aleancë.

“Pjesëmarrësit në këtë seminar vijnë në vendin dhe në kohën e duhur për shkak se adresohen më shumë se sa perspektiva të ardhshme, por këto do të jenë veprimet e ardhshme që do të kërkojnë kohën për një integrim euroatlantik të prekshëm, të dukshëm dhe të i vërtetë”, tha ajo.

Për Kosovën integrimi euroatlantik ka qenë më shumë se sa thjesht një deklaratë e zbrazët, ajo gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një interes vital, strategjik kombëtar, deklaroi Osmani.

Osmani poashtu tha se është jashtëzakonisht më rëndësi për secilin anëtarë të NATO-s që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në partneritetin për paqe.

Osmani u shpreh se aktualisht po kërcënohet stabiliteti, demokracia dhe paqja në mbarë botën, ndërsa në vijimësi ka sulme të sofistikuara hibride.

“Bota siç e dimë të gjithë po ndodhet në një pikë kthese, ne po ballafaqohemi me realitetin e kërcënimeve botërore, ndaj paqes, stabilitetit dhe demokracisë. Gjithashtu po ballafaqohemi me sulmet e sofistikuara hibride, dezinformime dhe propaganda, kërcënime transnacionale dhe ndikimet e sigurisë që burojnë nga disa prej heshtjeve që nuk njohin kufi, ndryshimet klimatike dhe pandemia”, tha Osmani.

Presidentja ka thënë se vlerat demokratike dhe rregullat mbarë botërore jo vetëm që po kërcënohen por janë edhe duke u sulmuar. 

Konjufca: Duam të bëhemi pjesë e NATO-s

Ndwrsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është e vendosur për një bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për anëtarësim në NATO. Ai tha se Kosova ‘natyrshëm e fuqishëm është vendosur në krah të shteteve demokratike, duke vënë sanksione ndaj Federatës Ruse pas agresionit ushtarak në Ukrainë’.

Konjufca theksoi se populli shqiptar në Kosovë e dinë shumë mirë se nëpër çka po kalon populli ukrainas, ngase e kanë përjetuar në lëkurën e vet agresionin e Serbisë para më shumë se dy dekadash, teksa ka theksuar se mendësia e Putinit është e njëjtë me atë të kriminelit Millosheviq.

“Ne e kuptojmë nëpër çka po kalon populli i Ukrainës si askush tjetër meqë vetë ishim një popull që u sulmua në vendin e vetë nga Serbia e Millosheviqit në vitin 1998. Edhe Millosheviqi mendonte se Kosova nuk ishte djepi i popullit që jetonte këtu por thoshte se ishte zemra e Serbisë. Ai mendonte që Kosova dhe populli i saj nuk duhej të ekzistonin, njëjtë mendon edhe Putini për Ukrainën”, ka theksuar Konjufca.

Ai tutje ka theksuar se Kosova do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që të anëtarësohet në NATO, teksa ka theksuar se synimi është që FSK të bëhet ushtri moderne. /Kosovatimes/ 

You Might Also Like

Siria njeh Kosovën

SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së

Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Dyshime për varr masiv në Mitrovicën e Veriut

Fshinë kamerat e sigurisë, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar

Kosova Times October 8, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Analistët: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë para zgjedhjeve në PE

Kosova Times Kosova Times January 23, 2024
Ura mbi lumin Bunë, Parlamenti i Malit të Zi miraton marrëveshjen
FSK-ja përfundon me sukses ushtrimin fushor ‘KFOR 33’
Franca dhe Britania lejojnë sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi ndaj Rusisë, pas udhëheqjes së SHBA
Këshilla nga një dietolog për ushqimin e duhur për agjëruesit…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?