By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oresgnik
January 11, 2026
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste
January 11, 2026
Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës
January 11, 2026
Jaka: Kosova është investitori kryesor i huaj në Shqipëri në vitin 2025
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE sqaron risitë për lëvizjen në Shengen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE sqaron risitë për lëvizjen në Shengen
Ballina 2Rajon / Botë

BE sqaron risitë për lëvizjen në Shengen

Kosova Times
Last updated: 2023/09/23 at 9:35 AM
Kosova Times Published September 23, 2023
Share
SHARE

Komisioni Evropian paraqiti në nëntor 2016 një propozim për Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Ky sistem synon të forcojë kontrollet e sigurisë për njerëzit që udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE.

Në lidhje me hyrjen në fuqi të këtij sistemi Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë në përgjigje të interesimit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare theksoi se, “ETIAS nuk do të hyjë në fuqi përpara fundit të vitit 2024, ndërsa 6 muaj përpara fillimit të ETIAS-s do të nisë në mbarë botën një fushatë informimi”.

Delegacioni i BE gjithashtu thekson se do të hyjnë në funksion dy sisteme të reja TI.

“Njëri është Sistemi Hyrje/Dalje (EES), një sistem i automatizuar për regjistrimin e shtetasve jo të BE-së që udhëtojnë për një qëndrim të shkurtër sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm të vendeve evropiane që përdorin sistemin. Kjo ka të bëjë si me udhëtarët që nuk kanë nevojë për viza ashtu edhe me ata të cilëve u duhet vizë, që vijnë për një qëndrim të shkurtër. EES do të zëvendësojë vulosjen e pasaportës, duke e bërë udhëtimin në Evropë më efikas për udhëtarët”, sqaron Delegacioni i BE-së për ATSH.

Ndërsa, vijon Zyra e Delegacionit të BE, “sistemi tjetër është ETIAS – Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit që do të hyjë në fuqi 6 muaj pas hyrjes në fuqi të EES-së. Kjo do të jetë një kërkesë hyrëse për shtetasit jo nga BE-ja që udhëtojnë në 30 vende evropiane për një qëndrim të shkurtër. Ndryshe nga EES-ja, ka të bëjë vetëm me shtetasit nga vendet që nuk kanë nevojë për viza”.

Të pyetur nëse kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë do të lëvizin lirshëm, pa asnjë kufizim, siç ka qenë deri tani, Delegacioni i BE sqaron se, “për të hyrë dhe qëndruar në territorin e 30 vendeve evropiane që kërkojnë ETIAS për një periudhë afatshkurtër (deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore) do të kërkohet një autorizim udhëtimi ETIAS. Megjithatë, për sa i përket lirisë së lëvizjes, asgjë nuk do të ndryshojë, pasi një autorizim udhëtimi ETIAS nuk është vizë”.

“30 vendet evropiane që kërkojnë autorizim udhëtimi ETIAS janë të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së – përveç Irlandës – si dhe Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni”, shpjegon Delegacioni i BE.

Delegacioni i BE gjithashtu sqaron se qytetarët nuk do të pajisen me kod përpara se të udhëtojnë.

“Kur lëshohet një autorizim udhëtimi ETIAS, udhëtarët nuk do të pajisen me kod. Autorizimi i udhëtimit ETIAS do të lidhet drejtpërdrejt me pasaportën e udhëtarit. Ai do të jetë i vlefshëm deri në tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës, cilado qoftë e para. Nëse merrni një pasaportë të re, do t’ju duhet të merrni një autorizim të ri udhëtimi ETIAS”, thekson Delegacioni i BE.

“Brenda kësaj periudhe, udhëtarët me një autorizim të vlefshëm udhëtimi ETIAS do të mund të hyjnë në territorin e 30 vendeve evropiane sa herë të duan për një qëndrim afatshkurtër brenda kufijve prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore, pa pasur nevojë të ri-aplikojnë”, sqaron Zyra e BE për ATSH.

Megjithatë, shton Delegacioni, “autorizimi i udhëtimit ETIAS nuk garanton hyrjen. Në mbërritje, një roje kufitare do të kërkojë të shohë pasaportën dhe dokumentet e tjera, si dhe do të verifikojë që udhëtarët plotësojnë kushtet e hyrjes”.

Gjithashtu, nënvizon Delegacioni i BE, “qytetarët që aplikojnë për një autorizim udhëtimi ETIAS duhet të kenë pasaportë biometrike. Nëse qytetarët kanë ndonjë lloj tjetër pasaporte, do t’u duhet vizë për të hyrë në çdo vend evropian që kërkon ETIAS”.

Zyra e BE deklaroi për ATSH se, në rastet kur një qytetari, për një arsye ose një tjetër, i refuzohet kërkesa për marrjen e kodit, ai ka të drejtë të ri-aplikojë.

“Një refuzim i mëparshëm nuk do të çojë në refuzimin automatik të një aplikimi të ri”, thekson Delegacioni.

“Nëse është marrë vendim që aplikimi juaj ETIAS është refuzuar, ai do të përfshijë arsyet e refuzimit. Ai gjithashtu do të japë informacion në lidhje me procedurën që duhet të ndiqni nëse dëshironi të apeloni. Apeli do të trajtohet nga autoritetet e vendit që ka refuzuar aplikimin”, sqaron për ATSH, Delegacioni i BE në Tiranë.

Sa i përket numrit të vendeve të përfshira në sistemin ETIAS, pra sa vende nuk do t’i vulosin pasaportat e tyre në aeroporte, Delegacioni i BE nënvizon se, “që nga hyrja në funksion e sistemit ETIAS, rreth 1.4 miliardë njerëz nga mbi 60 vende të përjashtuara nga vizat do të duhet të pajisen me autorizim udhëtimi ETIAS për të hyrë në 30 vendet evropiane që kërkojnë ETIAS”.

“Siç u përmend më herët, ETIAS nuk ka asnjë lidhje me vulosjen e pasaportës. Vulosja elektronike do të zëvendësojë sistemin aktual të vulosjes manuale të pasaportave dhe do të bëhet përmes një sistemi tjetër – EES-së”, thekson më tej Delegacioni i BE.

You Might Also Like

“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oresgnik

Axhenda ndërkomëtare

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Kosova Times September 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Nottingham Forest pas sulmuesit brazilian të Fulhamit

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
ISW: Kremlini planifikon sulmin me ‘flamur të rremë’ në tokën ruse për të fituar mbështetjen e publikut
Banorët e disa fshatrave të Deçanit probleme me ujërat e zeza
Krijuesit e kartelave të rreme “Trump” filluan t’i fshijnë gjurmët digjitale
Beqiroviq gozhdon Vuciqin : “Ja kush gënjen…” (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?