By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta
Bujqësi

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta

Kosova Times
Last updated: 2023/09/26 at 3:01 PM
Kosova Times Published September 26, 2023
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ka raportuar për punën e tij në këtë sektor gjatë vitit 2023, ku, siç tha ai, është bërë avancimi i politikave dhe legjislacionit, me ç’rast është vërejtur puna e mirë dhe transparente në terren.

“Si rezultat i këtij angazhimi, 2023-ta është viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta”, deklaroi ministri Peci, derisa përmendi dy nga programet që janë realizuar në këtë periudhë nga Ministria e Bujqësisë, e të cilat janë: programi për pagesa direkte apo subvencione dhe programi për zhvillim rural apo grante.

Në vitin paraprak janë realizuar të gjitha pagesat në grante e subvencione, që sipas ministrit Peci kjo është hera e parë që është realizuar brenda vitit fiskal, ku numri i përfituesve të fermerëve arrin në 32728 sish, e ku shuma e parave që janë ndarë arrin në 59 milionë e 574 mijë euro. Sipas tij, shuma më e madhe u është ndarë bujqve për subvencione brenda vitit.

“Si rezultat i rritjes së mbështetjes së qeverisë kemi një trend pozitiv, ku kjo vërehet në rritjen e sipërfaqeve tokësore në të mbjella, që sillet rreth 63 për qind, në krahasim me vitin 2021”, shtoi Peci.

Tutje ministri i Bujqësisë theksoi se mbështetja në grante në perime, ka ndikuar që eksporti dhe importi të kenë bilancin më pozitiv deri më tani.

Më tej Peci ka folur planin e strategjisë nga kjo ministri 2022-2024, në kuadër të të cilit është aprovuar Ligji por Bujqësi, që ka mundësuar një reformë më të thellë në këtë sektor; programin kombëtar për Bujqësi 2023-2027; programi për grante të vitit 2023, si dhe një sërë udhëzimesh administrative e konceptdokumenteve.

Veç kësaj, ai përmendi edhe punën në sektorin e pylltarisë 2022-2030, ku janë miratuar e hartuar një varg planesh për veprime, si dhe Task Forcën për pengimin e prerjeve ilegale të pyjeve, etj.

Në fund ministri Peci iu përgjigj një varg pyetjesh nga ana e deputetëve të Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gripi i shpezëve, Kosova ndalon importin nga Italia

Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet

Çmimet bujqësore rriten për 8.2%

Temperaturat e larta ulin rendimentin e patates, shitja me çmim të mirë

Fillon vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Kosova Times September 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Sa ujë duhet pirë në ditë në varësi të moshës dhe peshës: Shihni tabelën

Kosova Times Kosova Times April 11, 2024
Donjeta Sadiku e nis me fitore në Lojërat Olimpike Paris 2024
Rubio thotë se SHBA kanë Planin A dhe Planin B për t’i dhënë fund luftës
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë
Iu vodhën 1000 euro-hajni u kap, Aksiq lavdëron punën e Policisë e QKUK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?