By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Pozicioni diplomatik i Kosovës po na vështirëson përpjekjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rama: Pozicioni diplomatik i Kosovës po na vështirëson përpjekjet
Ballina 2Rajon / Botë

Rama: Pozicioni diplomatik i Kosovës po na vështirëson përpjekjet

Kosova Times
Last updated: 2023/10/12 at 11:54 AM
Kosova Times Published October 12, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së e ShBA-së dhe viktimizimi i Serbisë falë dhuratave të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare, po ia vështirësojnë përpjekjet për ta zgjidhur situatën pas tensioneve në veri. 

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohet rezoluta që dënon sulmin e grupit paramilitar serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, Rama i ka bërë thirrje institucioneve në Kosovë të reflektojnë për kërkesat e Brukselit dhe Washingtonit.

“Pozicioni i vetëdobësuar diplomatik i Kosovës në sytë e BE-së dhe SHBA-së dhe vetë viktimizimi diplomatik i Serbisë në ata sy, falë dhuratave politike të marra bujarisht nga gabimet e Prishtinës zyrtare, e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë, të cilën e kemi vazhduar në çdo instancë dhe çdo rrethanë. Këtë e bëmë edhe në samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku bashkë me presidenten Osmani kemi folur me aktorët politikë për nevojën e një qëndrimi adekuat të BE-së ndaj këtij përshkallëzimi të rrezikshëm”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se Beogradi zyrtar mban një përgjegjësi të madhe për sulmin në Banjskë.

“Jo vetëm që nuk e dënoi agresionin, por e mbuloi me flamurin kombëtar të zisë, përderisa nuk shpalli thirrjen për hetim, bashkë me të gjitha forcat e përfshira në procesin e normalizimin”, ka deklaruar ai.

Rama kritikoi ish-kryeministrin Sali Berisha, tash lider opozitar, se po tenton që përmes rezolutave të tilla të bëjë “propagandë patriotike”. Kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria si vend kandidat i BE-së nuk ka se kujt t’ia drejtojë këto rezoluta.

“Shqipëria një vend kandidat për në BE, që ka ulësen dhe të gjitha rrugët e komunikimit me botën demokratike dhe ambasadorët e vet, kujt ja drejton një rezolutë si ajo që na u propozua? Cilat parlamente të vendeve anëtare të NATO-s miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës? Ndërkohë që janë pjesë e tij, cili është qëllimi i një nisme të tillë? Përtej propagandës kinse patriotike, draft-rezoluta të tilla shfaqen si dru për oxhakun kundër qeverisë, herë si politikë ditore e herë si thirrje në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në Parlamentin e shekullit 21”, ka thënë ai.

Rama: Me Albinin s’kam problem, me kryeministrin e Kosovës kam divergjenca botëkuptimore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka divergjenca botëkuptimore mbi mënyrën se si të arrihet qëllimi i përbashkët kombëtar. Por ai shton se me Kurtin nuk ka ndonjë problem personale.

Rama ka thënë se më shumë e ka mik Kurtin sesa Ramush Haradinajn, me të cilin kishte përplasje të mëdha gjatë kohës sa Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës.

“Albin Kurtin e kam mik më shumë se Haradinajn. Me Albinin s’kam pasur problem personal. Por me kryeministrin e Kosovës kam divergjenca botëkuptimore mbi mënyrën se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar. Prandaj marrëdhënie miqësore nuk më ka penguar me të tjerët më parë, e as që më pengon tash për të diskutuar divergjencat botëkuptimore që kemi”, ka thënë Rama në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ka pasur kritika të mëdha për videot që ai i ka quajtur propagandistike për të sulmuar kundërshtarët politikë, duke aluduar në pushtetin në Kosovë.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Kosova Times October 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lagumxhija konfirmoi shtyerjen e sesionit: Ja kur pritet votimi i rezolutës për Srebrenicën

Kosova Times Kosova Times April 25, 2024
Kurti pritet nga Erdogan në kompleksin presidencial në Ankara
OBSH po e vëzhgon nga afër një variant të ri të koronavirusit
Ministria e Shëndetësisë: Thuaj jo duhanit!
Yamal, lojtari më i mirë i ri, ndërsa Rodri fiton çmimin e lojtarit të Euro 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?