By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siguria e Kosovës në rrezik, kërkohet veprim ndërkombëtar
July 7, 2025
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Daalder: Ukraina humb vetëm nëse ShBA-ja ndalon mbështetjen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Daalder: Ukraina humb vetëm nëse ShBA-ja ndalon mbështetjen
Ballina 2Rajon / Botë

Daalder: Ukraina humb vetëm nëse ShBA-ja ndalon mbështetjen

Kosova Times
Last updated: 2023/10/20 at 6:53 PM
Kosova Times Published October 20, 2023
Share
SHARE

ShBA-ja, ose e dyfishon ndihmën për aleatët e saj të sulmuar, ose i lë sulmuesit të fitojnë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Ivo Daalder, ish-ambasador i ShBA-së në NATO.

“Është një moment i rëndësishëm që kombi të qëndrojë pranë atyre që janë si ne, që ndajnë vlerat tona, që qeverisen si demokraci, e që janë sulmuar”, thotë Daalder, duke iu referuar Ukrainës dhe Izraelit.

REL-i bisedoi me të pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbajti një fjalim drejtuar kombit, gjatë të cilit paralajmëroi se do të paraqesë një projektligj në Kongres për të kërkuar ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin.

Biden tha se të dyja vendet demokratike po përballen me armiq që duan t’i asgjësojnë.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti Biden i është drejtuar popullit amerikan për nevojën për ndihmë për Izraelin dhe Ukrainën. Është vetëm hera e dytë gjatë tre vjetëve të tij në detyrë që ai i drejtohet popullit amerikan në këtë mënyrë. Pse duhej ta bënte këtë tani?

Ivo Daalder: Jemi në një pikë lakimi. Ne, ose e dyfishojmë mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë që janë sulmuar brutalisht – në rastin e Izraelit nga terroristët e Hamasit, në rastin e Ukrainës nga Rusia – ose i lëmë ata njerëz të fitojnë. Sepse, pa ndihmën tonë, pa udhëheqjen tonë, pa mbështetjen tonë, Izraeli nuk do të ishte në gjendje ta bëjë atë që duhet ta bëjë. Lufta mund të përhapet edhe përtej Izraelit.

Dhe, pa ndihmën tonë, Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta arrijë atë që duhet ta arrijë: dëbimin e forcave ruse nga territori i saj.

Pra, është një moment i rëndësishëm që kombi të qëndrojë pranë atyre që janë si ne, që ndajnë vlerat tona, që qeverisen si demokraci, e që janë sulmuar – njësoj sikurse kombet e tjera që qëndruan në anën tonë, kur ne u sulmuam më 11 shtator [2001].

Problemi është se Kongresi nuk ka qenë në gjendje që t’i kalojë fondet e nevojshme. Dhe, unë mendoj se paketa për të cilën foli presidenti, që do të dërgohet nesër në Kongres – duke kombinuar ndihmën jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Izraelin, derisa ne mbledhim gjithashtu për Tajvanin dhe sigurinë kufitare – është një lloj i paketës që është shumë e vështirë për këdo në Kongres që të votojë kundër.

Radio Evropa e Lirë: Megjithëse Biden nuk foli për shumën, raportet e mediave thonë se ai do t’i kërkojë Kongresit 100 miliardë dollarë shpenzime të reja, përfshirë 60 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë për Izraelin. Deri ku do ta çojë kjo Ukrainën në luftën e saj me Rusinë?

Ivo Daalder: Do ta financojë ndihmën për Ukrainën deri në fund të vitit 2024, pas zgjedhjeve presidenciale. Do ta çpolitizojë, në njëfarë mënyre, ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se është e rëndësishme që të vazhdojë.

Niveli i përgjithshëm do të jetë i mjaftueshëm për të vazhduar t’i sigurojmë Ukrainës llojet e armëve që ajo i ka marrë gjatë 600 ditëve sa zgjat kjo luftë: sisteme të mbrojtjes ajrore, predha artilerie, me sa duket tanke shtesë dhe automjete të blinduara dhe, me kalimin e kohës, raketa me rreze më të gjatë veprimi që sapo janë ofruar për herë të parë. Dhe avionë, për të cilët deri në fillim të vitit 2024, pilotët ukrainas do të jenë trajnuar.

Radio Evropa e Lirë: Si mund ta ndryshojë kjo llogaritjen ushtarake të Rusisë?

Ivo Daalder: Ajo i dëmton sërish llogaritjet e [presidentit rus] Vladimir Putin se Perëndimi është gati të shembet kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës. Sepse, me rreth 60 miliardë që pritet t’i kërkojë presidenti [amerikan], ju ofroni një bazament të fortë të ndihmës së vazhdueshme ushtarake për Ukrainën.

Ju e kuptoni – nëse jetoni në Rusi – se Ukraina nuk do të largohet, se ajo do të ketë aftësi të vazhdueshme ushtarake për të luftuar. Ideja se fitorja do të vijë, disi, nga humbja e mbështetjes perëndimore për Ukrainën – e cila ka qenë thelbësore në llogaritjet e Putinit – do të provohet edhe një herë si e gabuar.

Kjo nuk do të thotë se ai do të kërkojë paqe. Ai do ta përshkallëzojë [situatën] me armë të tjera. Kjo do të thotë se kjo luftë ka të ngjarë të vazhdojë. Edhe pse lëvizja përgjatë frontit nuk ka qenë e madhe dhe domethënëse si vitin e kaluar, ajo po ec dhe po ec kundër rusëve dhe në favor të ukrainasve.

Dhe kështu, në një moment, dikush mund të shpresojë se njerëzit në Rusi do të thonë: ‘pse po paguajmë një çmim për tokën që – një – nuk është e jona dhe – dy – nuk është veçanërisht e vlefshme’. Kështu, filloni të keni një proces të presionit të brendshëm që Rusia të ndryshojë. Për këtë ka të bëjë kjo luftë – kush mund ta durojë luftën më gjatë.

Radio Evropa e Lirë: Raportohet se të dyja palët kanë probleme me njerëz.

Ivo Daalder: Qartazi, të dyja palët janë në gjendje të dislokojnë ende njerëz për të vazhduar luftën. Çështja e vërtetë nuk ka të bëjë me burrat – dhe, në rastin e Ukrainës, edhe me gratë – por me moralin. Dhe morali i trupave ukrainase… edhe pse lufta është e ashpër, ata e dinë se për çfarë po luftojnë. Ata po luftojnë për diçka që i brengos shumë – është toka e tyre.

Morali i rusëve – shumë prej të cilëve janë të detyruar të dalin në front kundër dëshirës dhe po përballen me bombardime dhe luftime të tmerrshme – po dobësohet dhe do të dobësohet me kalimin e kohës. Se sa do të ndikojë kjo në të vërtetë në luftimet në terren, mbetet për t’u parë. Mesa duket, me afrimin e dimrit, intensiteti i luftimeve në terren do të ngadalësohet dhe do t’iu mundësojë njerëzve ta marrin veten.

Por, sa më gjatë që vazhdon kjo luftë, aq më shumë balanca e fuqisë do të zhvendoset kundër Rusisë dhe në favor të Ukrainës. Dhe, mendoj se këtë po përpiqej ta thoshte presidenti [Biden]. Sepse, e vetmja mënyrë që Ukraina humb, është nëse ne ndalojmë ta mbështesim atë. Dhe ky është interes i askujt.

Radio Evropa e Lirë: Paketa e ndihmës e ShBA-së do t’i lejonte Shtetet e Bashkuara t’i rimbushin rezervat e armëve, disa prej të cilave kanë qenë shumë të pakta. Po në Evropë?

Ivo Daalder: Evropa është më prapa sa i përket rikonstituimit të industrisë së saj të mbrojtjes. Edhe pse Bashkimi Evropian është një aktor i fortë ekonomik, sidomos në sektorin e mbrojtjes, atje ka një interes shumë të fortë kombëtar për t’i ruajtur kapacitetet kombëtare. Pra, është pak më pak efikas se tregu shumë më i madh i ShBA-së. Por, megjithatë, tani ka një angazhim në të gjithë Evropën, jo vetëm për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen, por edhe për të filluar më shumë prodhim.

Dhe, kështu, ato vendime që janë marrë gjatë vitit të kaluar, do të fillojnë të japin fryte në prodhime më të mëdha të artilerisë, të raketave dhe platformave si tanke dhe avionë, që janë të nevojshëm për t’u dërguar [në Ukrainë].

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times October 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mustafa: Mbështetja për LDK-në po rritet çdo ditë e më shumë

Kosova Times Kosova Times January 18, 2025
Jep dorëheqje drejtori i Lirisë
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Bislimi thotë se Kosova u përball me kërcënime të sigurisë, përmend KQZ-në
Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?