By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A është e pathyeshme Kupola e Hekurt e Izraelit?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A është e pathyeshme Kupola e Hekurt e Izraelit?
Ballina 2Rajon / Botë

A është e pathyeshme Kupola e Hekurt e Izraelit?

Kosova Times
Last updated: 2023/10/24 at 10:15 AM
Kosova Times Published October 24, 2023
Share
SHARE

AP

Kupola e Hekurt i ka parandaluar mijëra raketa të shkrepura nga Rripi i Gazës prej vitit 2011, kur Izraeli e vuri në punë këtë sistem të avancuar kundërajror.

Ky sistem i ka bërë banorët të ndihen më të sigurt dhe izraelitët mund të shihen shpesh duke i vëzhguar predhat tek fluturojnë nëpër qiell dhe duke i shkatërruar caqet mbi kokën e tyre.

Por, lufta e tanishme me Hamasin mund të jetë sfida më e vështirë deri më tani.

Brenda vetëm dy javëve, Izraeli i ka shkrepur 7.000 raketa drejt Izraelit, sipas Ushtrisë së Izraelit. Pra, më shumë se në secilën prej katër luftërave të kaluara mes Izraelit dhe Hamasit qëkur ky grup militant e mori pushtetin në Gazë më 2007.

Vetëm më 7 tetor, në ditën e parë të luftimeve, Hamasi i lëshoi 2.000 raketa, sipas të dhënave nga West Point, Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Hezbollahu i Libanit i ka hedhur, po ashtu, qindra raketa në drejtim të Izraelit verior qëkur nisën luftimet.

Shumica e raketave janë vërejtur dhe shkatërruar nga Kupola e Hekurt. Por, disa ia kanë dalë të depërtojnë dhe t’i vrasin së paku 11 njerëz dhe t’i godasin ndërtesat e largëta deri në Tel Aviv, sipas zyrtarëve izraelitë.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej arritjeve – dhe kufizimeve – të Kupolës së Hekurt.

Si funksionin Kupola e Hekurt?

Kupola e Hekurt është e pajisur me një sërë baterish kundërajrore të cilat përdorin radarë për t’i vërejtur raketat me rreze të shkurtra veprimi dhe për t’i shkatërruar ato.

Secila bateri kundërajrore i ka nga tri apo katër hedhës, 22 raketa dhe një radar, sipas Raytheon, gjigantit amerikan të mbrojtjes, i cili i bashkëprodhon këtë kundërajror me kompaninë izraelite Rafael Defense Systems.

Në çastin që radari e vëren raketën, sistemi përcakton nëse raketa është nisur drejt zonës së populluar.

Nëse po, e hedh një predhë për ta shkatërruar raketën. Nëse sistemi përcakton se raketa është nisur drejt një fushe të hapur apo drejt detit, atëherë e lejon të bjerë, në mënyrë që t’i ruajë predhat e veta. Sipas ushtrisë, të gjitha këto ndodhin brenda hapësirës ajrore të Izraelit.

Ushtria e Izraelit nuk ka dashur të tregojë se sa bateri kundërajrore të Kupolës së Hekurt janë të zhvendosura tani për tani. Por, nga viti 2021, Izraeli i ka vendosur 10 bateri kundërajrore nëpër vend, secila prej tyre në gjendje për ta mbrojtur një hapësirë prej 155 kilometra katror, sipas Raytheon.

Sa e saktë është Kupola e Hekurt?

Përafërsisht 90 për qind e saktë, sipas Rafaelit.

Por, ajo mund të mposhtet nëse shkrepen një breshri e madhe raketash, duke i lënë disa prej tyre të kalojnë. Megjithëse ka vepruar shumë mirë deri tani, rreziku mund të rritet nëse Hezbollahu futet në luftë.

Raportohet se Hezbollahu i ka 150.000 raketa dhe predha.

Sa i shtrenjtë është ky kundërajror?

Çdo predhë kushton rreth 40.000 deri në 50.000 dollarë, sipas Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në këtë kundërajror, duke ndihmuar me koston e zhvillimit dhe duke e rimbushur atë gjatë luftimeve.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se do t’ia kërkojë Kongresit amerikan 14.3 miliardë ndihma ushtarake për Izraelin. Shumica e atyre parave do të ndihmonin sistemet e mbrojtësve kundërajrorë dhe raketorë, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Ne po e rrisim ndihmën shtesë ushtarake, përfshirë municionin dhe predhat për ta rimbushur Kupolën e Hekurt”, tha Biden.

You Might Also Like

68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre

Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE

FOTO DHE VIDEO Shefi i NATO-s viziton rajonin e Çernihovit në Ukrainë

Tusk thotë se Epstein mund të ketë qenë spiun rus. Reagimi i parë i Kremlinit ka mbërritur

U shënua 32-vjetori i masakrës së Markales: Edhe pas tre dekadash, nuk ka aktakuza për rrethimin e Sarajevës

Kosova Times October 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Weber: Pa kthimin e serbëve në institucione s’mund të ketë zbatim të marrëveshjeve

Kosova Times Kosova Times May 12, 2023
Koreja e Veriut shfuqizon të gjitha ligjet për marrëdhëniet ekonomike me Seulin
Gazetarja ruse: Nuk më lanë të hyja në Serbi
Biznesmeni i zhdukur në vitin 2016, arrestohet për vrasje
BE-ja do të mbështesë financiarish Ukrainën edhe pa ShBA, ndërsa lufta hyn në një fazë kritike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?