By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri
May 19, 2025
Kush është presidenti i ri rumun?
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bizneset e grave që i udhëheqin burrat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Bizneset e grave që i udhëheqin burrat
Ballina 1Financa

Bizneset e grave që i udhëheqin burrat

Kosova Times
Last updated: 2023/11/06 at 12:13 PM
Kosova Times Published November 6, 2023
Share
SHARE

“Gruaja është në shtëpi. Ajo është pronare e biznesit, por unë i shes drutë”.

Këtë përgjigje mori Radio Evropa e Lirë nga një burrë pasi telefonoi në numrin e një biznesi, që në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) është i regjistruar me pronare grua.

“Unë i shes drutë në njërën nga rrugët lokale të komunës së Prizrenit”, tha ai.
REL-i telefonoi në dhjetë numra biznesesh që në ARBK figuron se udhëhiqen nga gratë.

Prej tyre, gjashtë veta konfirmuan se bizneset e tyre udhëhiqen nga familjarët meshkuj, dy nga vetë gratë, ndërsa dy e ndërprenë lidhjen pasi dëgjuan kërkesën e REL-it për të biseduar me pronaren e biznesit.

Bizneset që veçoi REL-i në listën e ARBK-së, merren kryesisht me blegtori, bujqësi dhe tregti.

“Po, merremi me blegtori. Unë jam pronare e biznesit, por ai menaxhohet nga burri dhe vjehrri”, tha njëra prej bashkëbisedueseve, duke shtuar se ka katër fëmijë dhe se nuk ka kohë t’u ndihmojë anëtarëve të tjerë të familjes.

Bisedat tregojnë se edhe bizneset e regjistruara me pronare gra – që janë dukshëm më pak se ato me pronarë burra – udhëhiqen në praktikë nga burrat.

Sipas një raporti të Institutit për Studime të Avancuara GAP në Kosovë, të publikuar në gusht, nga viti 2000 deri në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 227.759 biznese – 96.995 nga të cilat mbeten aktive.

Prej tyre, 76.325 ose 78.7 për qind janë në pronësi të burrave, ndërsa 1.415 ose 18 për qind janë në pronësi të grave.

Ato që udhëhiqen nga gratë, sipas GAP-it, janë kryesisht biznese mikro me nëntë ose më pak punonjës, ndërsa 1.5 për qind janë biznese të vogla me 10 deri në 49 punëtorë.

Të dhënat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë për periudhën 2019-2023, që siguroi REL-i, tregojnë se numri i bizneseve të regjistruara me pronare gra, ka trend të rritjes.

Pse disa biznese të grave i drejtojnë burrat?

“Kjo ndodh për shkak se në disa raste, mekanizmat institucionalë i favorizojnë bizneset që drejtohen nga gratë – gjë të cilën ne e përkrahim”, thotë për Radion Evropa e Lirë Leonida Molliqaj, drejtore ekzekutive e organizatës joqeveritare “QIKA”.

Sipas saj, favorizimet kanë të bëjnë me grante dhe subvencione që ndahen enkas për gratë, për t’i inkurajuar ato që të angazhohen në ndërmarrësi.

“Ne mendojmë se institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për të verifikuar vërtetësinë e pronësisë së bizneseve”, thotë Molliqaj.

Mirlinda Kusari-Purrini, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE-ERA”, thotë se dukuria e udhëheqjes së bizneseve të grave nga burrat, është më e theksuar në viset rurale të Kosovës, e sidomos në sektorin e agro-kulturës.

Këto, sipas saj, janë kryesisht biznese familjare që në punë i përfshijnë edhe gratë, por që në praktikë udhëhiqen nga burrat.

“…sepse nëse aplikon për ndonjë grant qeveritar, ka pikë shtesë nëse biznesi është i regjistruar në emër të grave. Dhe, kështu, është i regjistruar në emër të tyre, por menaxhohet së bashku me burrat”, thotë Kusari-Purrini.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë se a ka mekanizëm që e verifikon udhëheqjen e bizneseve, por nuk mori përgjigje.

Në programin e Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025 thuhet se bizneset në pronësi të grave do të kenë “trajtim të veçantë”.

“Për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave dhe rritjen e punësimit, me fokus në të bërit biznes, do të zbatojmë masa aktive për punësimin e grave dhe masa mbështetëse për sigurimin e likuiditetit për bizneset që udhëhiqen nga gratë”, thuhet, mes tjerash, në këtë program.

Në prill të këtij viti, në Javën e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë mbështetur 268 biznese – 40 për qind prej tyre në pronësi të grave – me vlerë prej 11.2 milionë eurosh.

Hamide Latifi, e cila me vite është marrë me trajnimin e grave për biznes përmes organizatës “Gratë në Biznes”, thotë se subvencionet që ndahen për gratë në këtë fushë, janë kryesisht të mjaftueshme.

Por, sipas saj, janë procedurat fillestare të zhvillimit të një biznesi ato që “i frikësojnë” gratë.

“Dhe, për këtë arsye, iniciativat për regjistrim të bizneseve në emër të grave merren nga anëtarët e familjes burra”, thotë Latifi për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se shumë gra, pas një periudhe të shkurtër trajnimi, zotërojnë menaxhimin e kompanive të mëdha prodhuese.

Në rubrikën Femina, REL-i ka sjellë rrëfimet e shumë grave në Kosovë që drejtojnë biznese nga më të ndryshmet.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara më 31 tetor, nga rreth 376 mijë të punësuar në Kosovë, mbi 142 mijë janë gra.

You Might Also Like

Prokuroria nis hetimet, u gjet një foshnjë në mbeturina në Prishtinë

Dështon edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Kosova Times November 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Franca më kërkuese, por nuk e gjen golin

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
Kumbulla: Ëndërr që u bë realitet, do të japim maksimumin
Ledri Vula, Buta, Singi dhe Lumi B e sjellin këngën “Walk away” 
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për Srebrenicën
Vitia: Mjekësia familjare është zemra dhe skeleti i sistemit shëndetësor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?